Lajme Zone
99-çi i Veliajt kërkon karrige në Gjykatën Kushtetuese
PolitikëCNA

99-çi i Veliajt kërkon karrige në Gjykatën Kushtetuese

Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...

Roland Ilia me G99 Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, është Roland Ilia.

Roland Ilia është një emër i njohur për publikun, ka qenë Komisioner në KPK, që ka kaluar në sitë prokurorë e gjyqtarë, por po ashtu dhe kandidat për deputet nën logon as më pak e as më shumë se të partisë G99 të Erion Veliajt.

Në zgjedhjet e vitit 2009 Roland Ilia kandidoi nën siglën e G99 të Erion Veliajt në qarkun e Shkodrës, por G99 në këto zgjedhje dështoi, pasi nuk mori asnjë mandat. Roland Ilia sot kërkon një karrige në Gjykatën Kushtetuese. Ai është një nga kandidatët që kërkon vakancën e anëtarit në Gjykatën Kushtetuese. Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ Presidenca publikon listën me 10 kandidatët 4 Dhjetor, 16:02 Pasi ka qenë pjesë e G99, Roland Ilia tanimë kërkon që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të mbushur drejtësinë me 99-çat që i shërbejnë kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.(LEXO KETU)

Nuk mjafton Sandër Beci dhe shokët e tij, nuk mjafton Sokol Sadushi në Gjykatën e Lartë, nuk mjafton Olsian Çela, por duhet të shkojë edhe Roland Ilia te Gjykata Kushtetuese që Erion Veliaj të ketë një një tjetër anëtar për të luajtur nesër me skemat dhe skenarët e tij me 99-çat. Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy vite bleu një apartament 170 milionë lekë 5 Nëntor, 11:53 Veliaj ka avokatin e pandehur të tij 99-ç Plarent Ndrecën, ka Sandër Becin me shokë në Gjykatën Kushtetuese që shkëlqejnë si 99-ça, ka Sokol Sadushin në Gjykatën e Lartë, e ka dhe kryetar, tashmë një tjetër 99-ç, i mbështetur nga Veliaj kërkon një karrige në Gjykatën Kushtetuese. Skandalet e Vettingut/ Si u mbyllën hetimet për anëtarin e KPK-së 2 Nëntor, 15:22 Roland Ilia, pritet të jetë anëtari i Kushtetueses që t'i sigurojë zdromsit 5 vota të sigurta, qëllimi është që Veliaj t'i ketë të blinduara strukturat më të larta të drejtësisë me 99-ça, të cilët jo vetëm e kanë kapur drejtësinë por janë përhapur si vaji në lakra./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.