Lajme Zone
98-vjeçari që sfidon moshën, bën çdo ditë 40 pompa dhe nuk ka ndërmend të ndalet
EkonomiJOQ Albania

98-vjeçari që sfidon moshën, bën çdo ditë 40 pompa dhe nuk ka ndërmend të ndalet

Në një kohë kur shumë njerëz e lidhin moshën e tretë me një jetë më pak aktive, 98-vjeçari Bill Kober po dëshmon të kundërtën. Ai kryen çdo ditë, pa asnjë përjashtim, të paktën 40 pompa, 20 në mëngjes dhe 20 në mbrëmje, dhe synon ta vazhdojë këtë rutinë edhe pasi të mbushë 100 vjeç.

Në një intervistë për BBC Suffolk, Kober tha se sekreti është të mos e lësh kurrë trupin pas dore.

"Siç thonë, përdore ose humbe. Unë nuk dua ta humbas," u shpreh ai.

Përveç pompave të përditshme, 98-vjeçari ndjek një stil jetese aktiv dhe beson se lëvizja e vazhdueshme është çelësi për të ruajtur forcën, shëndetin dhe pavarësinë edhe në një moshë kaq të avancuar.

Historia e tij po frymëzon mijëra njerëz, duke treguar se aktiviteti fizik i rregullt mund të bëjë diferencë të madhe, pavarësisht moshës.