Dekani i Fakultetit të Ekonomisë ne Universitetin “Luarasi”, profesor Sherif B në një intervistë në News24, komentoi protestën që mbahet për 88 ditë me radhë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës në studion e News24, ai e vlerësoi protestën e rinisë si një protestë të drejtë, ndërsa theksoi se korrupsioni është kthyer në filozofinë e qeverisjes dhe kjo mjafton për të protestuar. Ai u shpreh se “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. “Nëse ka një njeri që nuk ka kuptuar rininë dhe nuk e mbështet rininë, kot që jeton. Unë them që rinia ka të drejtë. Rinisë, brezit, duke përfshirë dhe ju , 35-55 -60-vjeçari është gjenerata që duhet të mbajë mbi shpatulla përgjegjësinë e halleve të kombit. Rinisë i përket e ardhmja, unë e kam përkrahur protestën dhe kam përkrahur të gjitha protestat që ka bërë rinia. Sigurisht që kam marrë edhe kosto, por në të ardhmen kam marrë mbrapsht vlerësime dhe jam ndjerë krenar sepse kam pasur të drejtë. Ka 1001 arsye për t’i dhënë të drejtë kësaj rinie që proteston, korrupsioni. Korrupsioni që ka shkatërruar të gjitha vlerat. Është kthyer në filozofi qeverisje dhe mjafton kjo që kushdo të protestojë. Profesor B gjithashtu u shpreh kritik dhe për propozimin për reformën territoriale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
