Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andoni theksoi se pavarësisht vendimit, Kosova ka fituar sot. Sipas tij, lufta çlirimtare u vërtetua e pastër. Shtoi se beson se Apeli do të ulë dënimet më tej. “E prisja dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fakti që është investuar do të thoshte se me shëmë mundësi do të kishte dënime. Lufta e UÇK-së nga vendimi i Hagës del e pastër e ky është lajm i madh. Kjo është fitorja më e madhe për Kosovën dhe shqiptarët. Procesi ka dhe Apel. Besoj se Apeli do të japë më pak dënime me vite burg. Kjo është gjykatë e Kosovës me autoritete të huaja. Sot ne protestojmë kundër vetes sonë. Lajmi më i madh për Kosovën është se lufta e UÇK-së u vërtetua se është e pastër. Unë besoj se arsyeja do nisë që të thërrasë edhe në lidhje me protestën. Me racionalitet duhet të pritet vendimi i Apelit. Nuk ka asnjë paralele me Serbinë. Ata janë agresorët e vërtetë dhe janë ata që prishën ish-Jugosllavinë. Ata janë direkt përgjegjës për mijëra persona të humbur. UÇK-ja luftoi kundër kasapit të Ballkanit. Tashmë dhe me situatën aktuale, nuk po dihet më se ku po shkon Kosova. UÇK mori Kupën e pastërtisë”, deklaroi Andoni. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ben andoni kosova uck
