Lajme Zone
8 vjedhje në dy muaj, arrestohet 49-vjeçari në Durrës, në kërkim bashkëpunëtori
Të tjeraEuronews Albania

8 vjedhje në dy muaj, arrestohet 49-vjeçari në Durrës, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Midsummer”, duke zbardhur 8 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht 2026.

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Midsummer”, duke zbardhur 8 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht 2026. Në kuadër të operacionit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë identifikuar dy persona të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këto raste. Në pranga ka rënë shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari. Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të dyshuar, M. B., 32 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve, dy të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim gjatë muajve korrik dhe gusht, duke kryer gjithsej 8 vjedhje. Në 6 prej rasteve, bëhet fjalë për vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, ndërsa në 2 raste të tjera dyshohet se është vjedhur matësi i energjisë elektrike. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.