Foto Pamfleti / 58 vite më parë, mori teserën e Partisë së Punës më 8 nëntor 1968, ndërsa prej dhjetorit 1990 sn PD-në si simbol i antikomunizmit dhe së djathtës shqiptare. Sot është 8 nëntor, dita e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, e cila prej 35 vitesh ka ndryshuar emrin dhe quhet Partia Socialiste. Në krye të saj qëndrojnë pasardhësit politikë dhe familjarë të themeluesve e drejtuesve të ish-diktaturës.
Për kryetarin e PD-së, Sali Berishën, 8 nëntori mbart një histori dhe simbolikë të veçantë. Pikërisht në këtë datë, ai u bë komunist dhe mori teserën e anëtarit të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Berisha u pranua në parti më 8 nëntor 1968, kur ishte 24 vjeç. Teserën e komunistit e mbajti deri në dhjetor 1990, kur ish-udhëheqja komuniste e dërgoi në krye të Partisë Demokratike, duke nxjerrë gradualisht jashtë loje drejtuesit e lëvizjes studentore të asaj kohe.
Pranimi në Partinë e Punës pikërisht më 8 nëntor përbënte nderim dhe privilegj të veçantë. Shumë e ëndërronin, por pak e arrinin.
Kandidati duhej të vinte nga një familje e lidhur me kupolën komuniste ose të kishte dhënë prova të shumta besnikërie. Drejtuesit e partisë duhej të bindeshin se ai ishte i gatshëm t’i shërbente regjimit pa kushte.
Sali Ram Berisha, megjithëse në vitin 1968 ishte vetëm 24 vjeç dhe kishte një vit punë, kur rregullat kërkonin pesë vjet, mori vlerësimin se i plotësonte dhjetë cilësitë e komunistit. Mes tyre renditej edhe vigjilenca për zbulimin dhe denoncimin e “armiqve të partisë”.
Më 8 nëntor, në përvjetorin e themelimit të Partisë Komuniste, regjimi pranonte kryesisht njerëz të besuar. Kandidatët duhej të kishin një biografi të miratuar nga sekretarët e parë të rretheve dhe strukturat e Punëve të Brendshme, si edhe tri rekomandime nga komunistë të devotshëm. Partia ua dorëzonte teserat me ceremoni.
Gjatë viteve të studimeve dhe vitit të parë si mjek, Sali Berisha kishte dhënë mjaftueshëm prova besnikërie ndaj regjimit dhe luftës së klasave. Kupola komuniste e shpërbleu duke e pranuar në parti më 8 nëntor 1968, në datën simbol të themelimit të saj.
Me zemër, Sali Berisha vazhdon të mbetet komunist. Zyrtarisht e mbajti teserën nga 8 nëntori 1968 deri në dhjetor 1990, kur ish-udhëheqja komuniste e dërgoi në lëvizjen studentore dhe më pas në krye të Partisë Demokratike, të cilën vazhdon ta sjë edhe 36 vjet më vonë./Pamfleti8 nëntori i sali berishës komunisti antikomunizmi 7 Komente Z Zig Zag Zig Zag 8 Nëntor 2026, 11:29 Ne jemi komunista
Shokë të Enverit
Partia na kaliti
Besnikë në rrugë të nderit A doni më për Behlulin ? Përgjigjjuni I Inis 8 Nëntor 2026, 13:36 Faleminderit për shkrimin.
Sali Berisha , ishte komunist,
Ne të tjerëve na nxori nga puna se nuk ishim komunist.
Mori në punë një administratë injorante hajdute, prishi shkatërroj vendin ..
Ndërtoj këtë demokraci të shtrembëruar . Përgjigjjuni Q Qytetar 8 Nëntor 2026, 14:17 Janë pasojat prej 35 vjet, Berisha arkiteti i neodiktaturës që vuajmë sot!! vodhi me dhunë levizjen studentore në vitin 90, atë që po përpiqet edhe sot! E devijoi që në fillim rrugën e demokracise per Shqiperinë..duke e vrarë në embrion , nuk ktheu pronën, bashkë me Ramën në 2008 vrau përfundimisht votën e lirë. Përgjigjjuni F Franc beu 8 Nëntor 2026, 15:10 Ju vazhdo I me propaganda bajate Te ppsh , pk , dhe ps qe beri vetem kozmetike bajate per Te fshehur krimet e partive te Nashua per te qe e linden , ppsh dhe pk . Qe atehere e deri me sot , dite per dite shpifje dhe Malone per Berishen , sa qe dite per dite them , kujt ja Kane dhene detyren sot per te shpifje e share Berishen Sa per ate qe think se nga komunist u Sandra ne demokrat , duhet tju Kurti se ne te gjithe permbysjet histories te austere , udheheqesit e systemic Te ti Kane dale nga sister qe po peruse , dhe eshte normals se sister dominos kundershtaret politike kishte mbi 30 vite qe I banter ne burg , dhe ishte e pamundur per to te behaving udheheqesit te systemic te ti . Ne mbledhjen qe Alija beri me intellectual’s ne 1989 kur kishte ra muri Berlinit dhe Europa zine nga pluralism partial , kadareja tha hapur nuk e njoh kete problem dhe nuk mund te flas , I vermin foli Berisha qe tha duhet te vendors pluralizmin politik . Ne 1996 Alija arrestohet per here Te sure per krime kunder njerezimit , dhe ne 1997 Nano me urdher qeverise e lion nga burg sebashku me Te tjetet qe ishin arrestiar per Te been akuze , ish prokurori dhe kryetari gjykates se larte , tri zv ministra te mbrendeshem dhe gjithe ish Byron’s politike . Nano I Lori dhe u dha dhe leket us ju ka arresti Berisha qe. Sa per spins per Te shkaterruar PD Alija ka fut shume po qe I element Kona , disa edhe Kane meter . Ju bash don’t me shpifje dhe mallet e 1990 dhe mire beni se Berisha dermis hapa monkeys per den Përgjigjjuni S Sefer Daja. 8 Nëntor 2026, 15:15 Socialistet, mendoj jane me te sinqerte si trashegimtare te Partise Punes Shqiperise( Partise Komuniste) ndersa Komunistet dhe Sigurimsat e Partise Demokratike te Sali Berishes jane “ Kali i Trojes” se Shqiperise. Konkluzionin nxireni vete. Përgjigjjuni B Bernd 8 Nëntor 2026, 19:52 Se kuptoj këtë llogjikën shqiptare! Kanë kaluar 36 vjet nga rënia e sistemit dhe merreni me brockulla pa vlerë! Crëndësi ka që Berisha ishte komunist dhe si u bë komunist! Ai vërtetoj ndër vite se ishte tip karreristi dhe do të merrte cdo lloj tesere partie që atij do ti jepej në këmbim egos së tij përsonale për të dalë në krye dhe sunduar të tjerët! Pra tesera e tij komuniste ishte një mashtrim, një leckë për të fshehur qëllimet e vërteta të ambicies personale të tij për karriere! Mënyra se si ai qeverisi shqipërinë pas 1990 tregoj fëtyrën e tij të vërtetë tribale, primitive, duke e kthyer shqipërinë 100 vjet prapa në histori, duke i sjellë këtij populli aq sh vuatje, përcarje, vrasje, krim, shkatërrim, degjenerim dhe asgjësim në cdo fushë të jetës saqë sot të duket dëmi i pariparueshëm! Do duhen breza të tërë për të rikuperuar shkatërrimin e shtetit dhe kombit që bëri sali berisha! Dhe këto i bëri jo se ishte komunist, por se ishte primitiv dhe tribal! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Prapaskenat e zgjedhjeve 2021/ Rama e Basha në “luftë” për votat, konsulentët izraelitë të PS-PD “miq” pas perdeve 7 Nëntor 2026, 16:2016:20Dosja e zezë Zoti Kryeministër, lidhe bulldogun! 7 Nëntor 2026, 13:0513:05Dosja e zezë Nga fushata e Lulit te dosja e SHISH/ Koordinatori i Edi Ramës komunikonte me strategun e Netanyahut të kërkuar në Izrael 6 Nëntor 2026, 16:5216:52Dosja e zezë SPAK i afrohet Mirela Kumbaros, hap dosjen e Syrit të Kaltër; ministrja 'mullar' me afera 5 Nëntor 2026, 20:2520:25Dosja e zezë BE nxjerr zbuluar propagandën e Ramës dhe sukseset e SPAK: Milionat e krimit mbeten jashtë konfiskimit, tenderët pa konkurrencë 5 Nëntor 2026, 08:5408:54Dosja e zezë Edi Rama, frika e një sundimtari që i trembet edhe hijes së tij! 4 Nëntor 2026, 13:5713:57Dosja e zezë

