Lajme Zone
8 milionë euro qira të paarkëtuara: Ibrahimaj vijon të administrojë pasuritë shtetërore që u vodhën nën mbikëqyrjen e saj
PolitikëPamfleti

8 milionë euro qira të paarkëtuara: Ibrahimaj vijon të administrojë pasuritë shtetërore që u vodhën nën mbikëqyrjen e saj

Nëpërmjet ministrisë, mjedise me qira kanë dhënë 7 ministri, Emergjencat e Minierave, Rezidencat Universitare nr. 1 e 2, Shërbimi Gjeologjik, Spitali "Shefqet Ndroqi", Spitali i Traumës, Hekurudha, Porti i Durrësit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, QKB, QSUT "Nënë Tereza", Albafilm, Universiteti Politeknik, Ministria e Drejtësisë, Qendra e Kulturës etj.

Ministrja Ibrahimaj / Në Tiranë, 71 mjedise janë dhënë me qira pa kontrata të regjistruara; në Elbasan janë arkëtuar vetëm 7% e vlerave të 42 kontratave; në Durrës e Gjirokastër e njëjta skemë. Pas abuzimeve me qiratë publike, Ibrahimaj u emërua ministre Shteti për Sipërmarrjen, dhe prej shtatorit 2025 është përsëri ministre e Ekonomisë, me të njëjtat kontrata nën kontroll... Në Tiranë, Ministria e Ekonomisë ka dhënë me qira 227 pasuri, secila me sipërfaqe deri në 200 m², me kontrata për 62 subjekte private, fakt që dëshmon se disa kanë marrë nga 2-3 pasuri.

Nëpërmjet ministrisë, mjedise me qira kanë dhënë 7 ministri, Emergjencat e Minierave, Rezidencat Universitare nr. 1 e 2, Shërbimi Gjeologjik, Spitali "Shefqet Ndroqi", Spitali i Traumës, Hekurudha, Porti i Durrësit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, QKB, QSUT "Nënë Tereza", Albafilm, Universiteti Politeknik, Ministria e Drejtësisë, Qendra e Kulturës etj.

Detyrimi i viteve 2021-2023 për qiratë nën 200 m² ishte 4.2 milionë euro; ndërsa arkëtimet faktike ishin në vlerën 1.7 milionë euro, me një diferencë 2.7 milionë euro të paarkëtuara në shtet, ndërsa 71 mjedise janë dhënë me qira pa i deklaruar në regjistrin e kontratave.

Po mjediset vazhdojnë të shfrytëzohen nga të njëjtët subjekte private, bashkë me skemën e mosarkëtimit të detyrimeve të plota, duke krijuar dyshime se një pjesë nga shumat mangët kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të ministrisë dhe institucioneve ku janë mjediset me qira.

Referuar tarifave ligjore, rezulton se vetëm nga subjektet që kanë marrë mjedise me qira pa kontrata të regjistruara, vlera e detyrimit ishte 1.1 milionë euro, të cilat nuk janë arkëtuar në shtet.

Në Qarkun e Elbasanit janë 183 kontrata qiraje për mjedise deri në 200 m², dhënë nga Bashkia e Elbasanit, Prefektura, Bashkia e Përrenjasit, Spitali Rajonal, Spitali Psikiatrik i Elbasanit, Drejtoria e Policisë, Universiteti "Aleksandër Xhuvani", Ndërmarrja e Metaleve, Bashkia e Gramshit, Ndërmarrja e Prodhimit të Çeliqeve, Klubi i Sporteve etj.

Për pagesat e qirave rezulton se janë arkëtuar 215 milionë lekë më pak, ndërsa për 42 kontrata qiraje janë arkëtuar 1.6 milionë lekë të vjetra, ose sa 7 për qind e vlerave totale të kontratave.

Edhe në Durrës është zbatuar e njëjta skemë tolerimi dhe vjedhjeje, me mjediset me qira deri në 200 m², të dhëna nga Bashkia e Durrësit, Qendra Kulturore, Drejtoria Shëndetësore, Spitali, Ndërmarrja e Tregtisë, Komanda Mbështetëse, Komanda e Forcave Detare, Hekurudha, Parku i Mallrave të Eksportit, Universiteti "Aleksandër Moisiu", Ndërmarrja e Rrugëve etj.

Po kështu, me mjediset e pasurive publike të dhëna me qira për 39 kontrata nga Ministria e Ekonomisë në Qarkun e Gjirokastrës, konkretisht Bashkitë Gjirokastër, Këlcyrë, Libohovë e Tepelenë, Spitali, Instituti i Sigurimeve, Dogana, Policia, Universiteti "Eqerem Çabej" etj.

Të njëjtat abuzime janë bërë me kontratat e qirave të pronës publike në Qarqet Korçë, Fier, Berat, Shkodër, Lezhë, Dibër e Kukës, në kontratat e të cilave mungojnë specifikimet, dokumentet justifikuese të vërtetimeve për pagesat e qirave dhe rakordimet me Thesarin e Shtetit.

Pas abuzimeve me kontratat e qirave nga Ministria e Ekonomisë, në bashkëveprim me drejtuesit e institucioneve në qarqe, vlera e të cilave shkon rreth 8 milionë euro të paarkëtuara në shtet, Delina Ibrahimaj u emërua ministre Shteti për Sipërmarrjen.

Ndërsa prej muajit shtator 2025, ajo është përsëri ministre e Ekonomisë dhe ka në administrim e nën kontroll kontratat e qirave të pasurive shtetërore, mes tyre dhe kontratat e qirave me të cilat janë vjedhur e po vidhen miliona euro./Pamfleti delina ibrahimaj pasuritë shtetërore qiratë shtetërore Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ujësjellësi i Tepelenës: 765 milionë lekë të paguara për punime të papërfunduara, për të furnizuar resortin e 'Hako'-s 15 Nëntor 2026, 11:3511:35Anti-Mafia SPAK-u zgjohet për pagat e veta, por fle mbi dosjet e Gentian Kerit 14 Nëntor 2026, 13:5213:52Anti-Mafia Elisian Bici, 'çapkëni punë-mbaruar' i OST-së: 213 tenderë në 2 vjet, 35% me 'Flamur të Kuq' dhe 22% fiktivë 14 Nëntor 2026, 11:3711:37Anti-Mafia Kompania e drejtoreshës së AZHBR përfn te kontrabandisti Mario Berberi, pazari i fotovoltaikëve dhe korruptimi i doganave 12 Nëntor 2026, 15:5915:59Anti-Mafia Rama josh Arkend Ballën me kullën 20-katëshe në Golem? Dekani i Durrësit Linert Lirëza prestanome i deputetit socialist 12 Nëntor 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Gjurmët e zullumeve të Vlora Hysenit: SPAK heton zinxhirin e fshirjes së sekreteve, 9 shefa të SHISH-it do merren në pyetje 11 Nëntor 2026, 15:3815:38Anti-Mafia