Lajme Zone
76 ditë protestë antiqeveritare/ Qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë. Diaspora zbarkon sërish në Tiranë
PolitikëBalkanWeb

76 ditë protestë antiqeveritare/ Qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë. Diaspora zbarkon sërish në Tiranë

Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në Tiranë, me protestuesit që kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në Tiranë, me protestuesit që kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka vijuar për javë me radhë me tubime, marshime dhe grumbullime përpara Kryeministrisë.

Protestuesit kanë denoncuar korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e transparencës në vendimmarrje. Në ditën e 76-të, thirrjet për pjesëmarrje masive vijojnë, ndërsa protestuesit presin edhe përfshirjen e diasporës në tubimet e paralajmëruara për 14, 15 dhe 16 gusht që pritet të mbushin sërish sheshet e kryeqytetit. Protesta tashmë është kthyer në një prej lëvizjeve më të gjata qytetare të zhvilluara në vend, me organizatorët që deklarojnë se do të vijojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb