Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi prezantoi sot në Komisionin e Burimeve Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektbuxhetin e vitit 2027, duke u ndalur te investimet dhe projektet prioritare që parashikohet të financohen gjatë vitit të ardhshëm. Buxheti i ministrisë përllogaritet në 75.45 miliardë lekë. LEXO edhe...Buxheti i infrastrukturës dhe Energjisë 75.4 mld lekë! Ministri sqaron ku shkojnë paratë: Fokus tek rrugët, porti tregtar në Porto-Romano e aeroporti i Gjirokastrës Pas prezantimit, përmes një postimi në Facebook, Karakaçi theksoi se buxheti garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji. “Buxheti 2027 i #MIE garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji. Me investime në akset rrugore dhe për ujësjellës-kanalizimet në të 12 qarqet, vijojmë të investojmë në zhvillimin e vendit, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, shkruan ministri. A.C/A.E/ReportTv.al Enea Karakaçi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.9% Veliajn 29.3% Asnjërin 17.9% Vota total: 263 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

