Lajme Zone
71.7 hektarë tokë me dokumente të dyshuara false, në burg ish-kreu i Kadastrës Fier
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

71.7 hektarë tokë me dokumente të dyshuara false, në burg ish-kreu i Kadastrës Fier

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe 49-vjeçarin Ervin Habilaj, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe përfitim të paligjshëm pronash. Ndërkohë, për 40-vjeçarin Emiljano Ruko, ish-topograf pranë ASHK-së Fier, gjykata ka vendosur masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Seanca për masat e sigurisë nisi në orën 16:00 dhe përfundoi rreth orës 19:30, pas dëgjimit të pretendimeve të prokurorisë dhe mbrojtjes.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe 49-vjeçarin Ervin Habilaj, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe përfitim të paligjshëm pronash. Ndërkohë, për 40-vjeçarin Emiljano Ruko, ish-topograf pranë ASHK-së Fier, gjykata ka vendosur masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Seanca për masat e sigurisë nisi në orën 16:00 dhe përfi rreth orës 19:30, pas dëgjimit të pretendimeve të prokurorisë dhe mbrojtjes.

Sipas hetimeve, tre personat dyshohet se kanë bashkëpunuar në një procedurë për regjistrimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në zonat e Levanit dhe Dërmënasit, duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara. Sipas akuzës, Ruko dyshohet se ka përgatitur dokumentacionin, ndërsa Shehu dhe Habilaj dyshohen për rolet e tyre në procedurën e regjistrimit dhe përfitimit të tokës. Për çështjen, prokurori Iva Hoxha paraqiti pretendimet e organit të akuzës, ndërsa personat nën hetim u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar edhe 715,976 euro që ndodheshin në një llogari bankare në emër të Ervin Habilajt. Gjykata vendosi masat e sigurisë pas kërkesës së prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të procedurës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë. Të dyshuarit përfitojnë nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.