Lajme Zone
7 zarfe me para në banesën e Arben Vojës, zbardhet skema e tjetërsimit të tokave në Fier: Prona u shit për park fotovoltaik!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

7 zarfe me para në banesën e Arben Vojës, zbardhet skema e tjetërsimit të tokave në Fier: Prona u shit për park fotovoltaik!

Sipas Prokurorisë, prona është regjistruar në mënyrë të paligjshme përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas është shitur për 88.200 euro, me qëllim ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Arben Voja Sipas hetimeve, skema e tjetërsimit është realizuar përmes përdorimit të një certifikate pronësie të vitit 2007, e falsifikuar, një kartele pasurie në të cilën ishin bërë ndërhyrje fizike, si dhe dy prokurave noteriale. Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë, çështje për të cilën janë caktuar masa sigurie “arrest me burg” ndaj pesë personave, mes tyre edhe drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i cili më parë ka drejtuar Kadastrën e këtij qyteti.

Sipas Prokurorisë, prona është regjistruar në mënyrë të paligjshme përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas është shitur për 88.200 euro, me qëllim ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Përveç Vojës, masa e sigurisë “arrest me burg” është caktuar edhe për ish-kreun e Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjësit e Kadastrës së Fierit, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj, si dhe noteren Anila Haxhiu.

Sipas hetimeve, skema e tjetërsimit është realizuar përmes përdorimit të një certifikate pronësie të vitit 2007, e falsifikuar, një kartele pasurie në të cilën ishin bërë ndërhyrje fizike, si dhe dy prokurave noteriale. Për këto të fundit dyshohet se nënshkrimet janë siguruar në fletë të bardha.

Madje, nga verifikimet ka rezultuar se një prej personave që figuronte si përfaqësuese në prokurë ndodhej jashtë territorit shqiptar në kohën kur ishte hartuar dokumenti.

Prokuroria dyshon se për regjistrimin e sipërfaqes prej 44.100 metrash katrorë janë shfrytëzuar referencat kadastrale të një prone tjetër prej vetëm 4 mijë metrash katrorë. Në këtë mënyrë, toka është regjistruar në emër të një familjeje, ndonëse për sipërfaqen e pretenduar nuk ekzistonte titull pronësie.

Më 30 janar 2023, prona është shitur për 88.200 euro te persona të tretë, të cilët synonin ta përdornin për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Në këtë transaksion, sipas organit të akuzës, rol ka pasur ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, i cili vepronte si përfaqësues me prokurë i familjes shitëse. Ai ka gjetur blerësin, ka negociuar çmimin dhe ka firmosur kontratën pa dijeninë e pronarëve të pretenduar.

Paratë e përfituara nga shitja janë transferuar në llogarinë bankare të përfaqësuesit, pa iu dorëzuar familjes.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e Arben Vojës në Fier, hetuesit kanë zbuluar shtatë zarfe me para, mbi të cilat ishin vendosur emra dhe shënime të ndryshme.

Në total janë sekuestruar 31.720 euro, 608 mijë lekë, 5 mijë korona norvegjeze dhe 1.400 dollarë kanadezë. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 55 fishekë arme gjahu.

Një tjetër detaj i zbuluar nga hetimet lidhet me përpjekjen e dyshuar për tërheqjen e kallëzimit. Sipas Prokurorisë, pas depozitimit të denoncimit, një prej personave nën hetim dyshohet se u ka dhënë të dëmtuarve 15 mijë euro në dorë, me qëllim që ata të hiqnin dorë nga kallëzimi.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësinë individuale të personave të përfshirë në skemën e dyshuar të tjetërsimit të pronës.

Njoftimi i prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u caktua masa e sigurimit ‘Arrest në burg’ ndaj shtetasve nën hetim, D.Sh., A.V., F.B. dhe A.H., si dhe masat personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim A.J., nën akuzë për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143, 186, 248 dhe 287, të Kodit Penal. Gjithashtu u vendos sekuestro mbi pasurinë e llojit “Arë”, me sipërfaqe 44.100 m².

Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 1730, datë 29.09.2026, të regjistruar në bazë të kallëzimit të shtetasit A.P., referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, i cili ka pretenduar se një sipërfaqe toke arë, në fshatin Povelçë, Fier, ishte tjetërsuar në emër të familjes së tij, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij, nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit ekziston dyshimi i arsyeshëm se pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 44.100 m², e regjistruar në Librin e Ngastrave në pronësi të shtetit, është kaluar në pronësi private nëpërmjet një zinxhiri aktesh me përmbajtje të rreme.

Konkretisht, për kalimin e pronësisë dyshohet se janë përdorur: – një certifikatë për vërtetim pronësie me datë lëshimi 2007, që ka dyshime të bazuar në prova se është e falsifikuar; – një kartelë pasurie, e cila nuk pasqyron asnjë titull pronësie dhe mbart ndërhyrje fizike, mbishkrime dhe fshirje; – si dhe dy prokura noteriale, të cilat vërtetojnë paraqitjen personale të të përfaqësuarve para noteres, ndërkohë që nënshkrimet ishin marrë mbi fletë të bardha, pa përmbajtje, ndërsa njëra prej të përfaqësuarave, në datën e hartimit të prokurës, ndodhej jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Mekanizmi i kryerjes së veprës penale dyshohet se ka konsistuar në regjistrimin e pasurisë shtetërore në emër të shtetasit A.P., duke përdorur referencat e regjistrimit të një pasurie tjetër të tij. Shtetasi A.P. është pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi për një sipërfaqe totale prej 25.800 m², e cila përfshin ngastra të tjera, dhe për njërën prej tyre, me sipërfaqe 4.000 m², është pajisur me certifikatë pronësie në vitin 2007. Pikërisht referencat e regjistrimit të kësaj pasurie, si dhe data e lëshimit të certifikatës së saj, janë përdorur për të pasqyruar në regjistrat kadastralë pasurinë me sipërfaqe 44.100 m² në pronësi të shtetasit A.P., ndonëse për këtë sipërfaqe nuk ekziston asnjë titull pronësie në emër të tij dhe në dosjen e regjistrimit nuk gjendet asnjë aplikim për të.

Kartela e rifreskuar e pasurisë dhe fragmenti i hartës kadastrale janë lëshuar nga Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier më 25.01.2023, pesë ditë përpara lidhjes së kontratës së shitjes. Në këtë mënyrë, pasuria në pronësi të shtetit është paraqitur si pronë private e familjes së shtetasit A.P., me qëllim tjetërsimin e saj të mëtejshëm.

Pas regjistrimit në emër të shtetasit A.P., pasuria u është tjetërsuar personave të tretë, të cilët e kanë blerë me qëllim ndërtimin e një parku fotovoltaik. Sipas provave të administruara, personi nën hetim D.SH., në cilësinë e përfaqësuesit me prokurë të familjes së “shitësit”, ka gjetur blerësin, ka përcaktuar çmimin e shitjes dhe ka nënshkruar kontratën në emër të shitësve, pa dijeninë e tyre.

Me kontratën e shitjes, datë 30.01.2023, pasuria është tjetërsuar kundrejt çmimit prej 88.200 Euro, ndërkohë që dyshohet se kjo vlerë nuk pasqyron çmimin real të shitjes së pasurisë. Kjo shumë ka kaluar në llogarinë bankare të përfaqësuesit me prokurë dhe nuk u është dorëzuar palëve shitëse.

Kalimi i pronësisë është regjistruar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier më 14.02.2023, pa u kryer verifikimet e detyrueshme sipas ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” mbi titullin e pronësisë dhe mbi përputhjen e palëve shitëse me pronarët e regjistruar në kartelë. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se, pas paraqitjes së kallëzimit, personi nën hetim D.SH. u ka dorëzuar të dëmtuarve, në kesh, shumën prej 15.000 Euro, me qëllim tërheqjen e kallëzimit.

Gjatë kontrollit ushtruar në banesën e personit nën hetim A.V., në Fier, brenda një sirtari të mbyllur me çelës, janë gjetur 7 zarfe me para, në të cilat janë shënuar emra dhe mbishkrime të ndryshme. Në total u sekuestruar 31.720 euro, 608.000 lekë, 5.000 kurora norvegjeze dhe 1.400 dollarë kanadezë. Në të njëjtën dhomë u gjetën dhe sekuestruan gjithashtu 46 fishekë armë zjarri të kalibrit 7.62 mm dhe 55 fishekë arme gjahu.

Në këto rrethana, nga provat e administruara rezulton dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale nga personat nën hetim, si më poshtë:

Shtetasi D.SH., ish-kryetar i njësisë administrative, i cili ka vepruar në cilësinë e përfaqësuesit me prokurë të familjes shitëse, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143, paragrafi 3, 186, paragrafi 2, 287, paragrafi 1, dhe 25 të Kodit Penal.

Shtetasi A.V., i cili në kohën e kryerjes së veprimeve ushtronte funksionin e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186, paragrafi 3, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Shtetasi F.B., i cili ushtronte funksionin e specialistit jurist në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186, paragrafi 2, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Shtetasja A.H., e cila ushtron profesionin e noteres me zyrë në Fier, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186, paragrafi 3, dhe 25 të Kodit Penal.

Shtetasja A.J., e cila ushtronte funksionin e specialistes hartografe në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimi rezultojnë gjithashtu dyshime se, me të njëjtën mënyrë veprimi, janë tjetërsuar edhe pasuri të tjera në pronësi të shtetit. Hetimet vijojnë për verifikimin e plotë të rrethanave të faktit, identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësisë së tyre penale.arben voja tjetersimi i pronave fier Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Moti i keq në veri, përmbytjet përfshijnë Thethin 13 Nëntor 2026, 11:4511:45Aktualitet Transferimi në burgun e Fierit, Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo 13 Nëntor 2026, 11:3611:36Aktualitet BIRN: Projektligji anti-SLAPP i qeverisë, nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve! 13 Nëntor 2026, 11:1711:17Aktualitet Kreu i Policisë së Shtetit takim me drejtorin e Antimafias në Itali, plan i ri kundër grupeve kriminale dhe trafikut të drogës 13 Nëntor 2026, 10:5210:52Aktualitet Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen 13 Nëntor 2026, 10:3410:34Aktualitet JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje 13 Nëntor 2026, 10:1910:19Aktualitet