Lajme Zone
7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun (FOTO)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun (FOTO)

Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku për të izoluar flakët, është ndërhyrë me forca të shumta tokësore, të mbështetura nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

24 vatra zjarri janë raportuar gjatë orëve të fundit në vend, 7 prej të cilave vijojnë të jenë aktive ndërsa 2 po mbahen në monitorim. Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku për të izoluar flakët, është ndërhyrë me forca të shumta tokësore, të mbështetura nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Qafë Helmës e Bruç të Matit, vijon operacioni në terren të vështirë. Në Lufaj të Mirditës ka ndërhyrë 1 helikopter, kurse në Fushë-Lajë të Pukës janë angazhuar 2 të tillë për vatrat në pyjet e Tërbunit e Gjegjanit ku flakët kanë avancuar. LEXO EDHE:Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve! Po tentonte të kalonte kufirin në Qafë Thanë, policia: Gjendet edhe kallashnikovi (EMRI+VIDEO) Zjarre aktive raportohen edhe në Malin e Dajtit ku është angazhuar 1 helikopter të forcave të armatosura, por s’ka rrezik për banesat. Në Vakumone e Priskë vijon monitorimi. Në të gjitha këto zona, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për banesat. Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Diber Shkoder Tirane lure dajt terbuni Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 24.8% Social media 16.7% Vota total: 2847 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?