Lajme Zone
7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë, Policia Rrugore e Tiranës shton kontrollet
KulturëEuronews Albania

7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë, Policia Rrugore e Tiranës shton kontrollet

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet 24 orë në 7 ditë në akset rrugore me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet 24 orë në 7 ditë në akset rrugore me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit. Gjatë 72 orëve të fundit, kontrollet kanë çuar në arrestimin e 7 drejtuesve të mjeteve për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, janë bllokuar 22 mjete dhe janë tërhequr 20 leje drejtimi. Një tjetër drejtues mjeti është proceduar pasi u konstatua në rrugën “Urani Pano” duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Sipas Policisë, testi rezultoi në masën 0.17 mg/l, ndërsa drejtuesi dyshohet se i ka ofruar punonjësit të Policisë 2000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative. Në total, gjatë kontrolleve janë vendosur 6819 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Shkeljet e konstatuara përfshijnë: 5062 masa për qëndrim të gabuar; 641 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent; 193 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; 166 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 164 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 74 masa për parakalime të gabuara; 59 masa për tejkalim të shpejtësisë; 10 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit; 289 masa për mosrespektim të sinjalistikës rrugore. Policia Rrugore e Tiranës u bën apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, respektimin e kufijve të shpejtësisë dhe sinjalistikës, përdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, si dhe shmangien e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit.