Prodhuesit dhe shitësit e gështenjës në Reç të Malësisë së Madhe po përballen me një sezon të vështirë. Sipas tyre, prodhimi ka qenë më i vogël këtë vit si pasojë e mungesës së shirave, ndërsa theksojnë se edhe shitja mbetet një sfidë më vete për shkak të mungesës së njerëzve. Xhevahir Ndrecaj, banor i Reçit, merret prej 15 vitesh me prodhimin e gështenjës në Malësi të Madhe. Ai tregon se prodhimi ka qenë më i vogël këtë sezon për shkak të mungesës së reshjeve të shiut. 53-vjeçari thotë se gështenja nuk ka peshën që duhet për atë që e mbledh dhe konsumatori është më i fituar.Lexo edhe:Në hall për ngrohjen, pensionistët e Korçës: Pensionet nuk u dalin as për dru, as për drita Edhe shitja mbetet sfidë për shkak të mungesës së njerëzve. Reçi frekuentohet kryesisht gjatë fundjavës, sidomos gjatë muajit tetor, që është edhe periudha e shitjes së gështenjës.

