Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 68-të.
Qytetarët janë grumbulluar si zakonisht qendër të Tiranës, në sheshin 'Skënderbej'.
Me postera e pankarta në duar, ata do të vijojnë me zhvendosjen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime.
Më tej, protestuesit do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

