Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

67 ditë para kryeministrisë, protestuesit Ramës: Shijo pushimet e fundit në liri! Thirrje SPAK-ut për hetim ndaj shefit të qeverisë


Në mbrëmjen e 67-të radhazi në sheshin para kryeministrisë, protestuesit i bënë Prokurorisë së Posaçme thirrje për hetimin e Ramës. “Shijo pushimet e fundit në liri! I drejtohemi SPAK me thirrjet hetoni Ramën!”, tha aktivisti Edison Lika. LEXO edhe...E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e At

Në mbrëmjen e 67-të radhazi në sheshin para kryeministrisë, protestuesit i bënë Prokurorisë së Posaçme thirrje për hetimin e Ramës. “Shijo pushimet e fundit në liri! I drejtohemi SPAK me thirrjet hetoni Ramën!”, tha aktivisti Edison Lika. LEXO edhe...E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT) Një aktivist tjetër vlerësoi punën e SPAK dhe tha se nevojitet më shumë mbështetje, por ndryshe nga parafolësi, kërkoi arrestimin e kryeministrit. “Duhet t’i japim mbështetje SPAK-ut për të gjithë ministrat që ka arrestuar. E di që nuk është e mjaftueshme, por është shumë në krahasim me atë që nuk kishte ndodhur më parë, kur nuk kishim asnjë zyrtar të lartë para drejtësisë. Ajo që ka bërë SPAK nuk mjafton, por duhet të arrestojë Ramën”, tha aktivisti. Një tjetër protestues rikujtoi anulimin e ligjit për investimet strategjike si një prej kërkesave më të rëndësishme të protestës. Pjesëmarrja në protestën e sotme mbeti e vogël duke reflektuar rënien e vazhdueshme të disa javëve rresht. Protestuesit nisën rreth orës 21:10 edhe marshimin e zakonshëm. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34% Jo 60.3% Nuk e di 5.7% Vota total: 718 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?