Lajme Zone
65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Shqipëria ratifikon mekanizmin e kompensimit
PolitikëEuronews Albania

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Shqipëria ratifikon mekanizmin e kompensimit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u kërkoi sot deputetëve, në seancë plenare, të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u kërkoi sot deputetëve, në seancë plenare, të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën. Me ratifikimin e konventës, Shqipëria bëhet shteti i dhjetë që e miraton këtë mekanizëm. Për hyrjen e tij në fuqi nevojiten 25 shtete. Sipas ministrit, në Regjistrin e Dëmeve janë depozituar rreth 65 000 kërkesa, të cilat Komisioni do t’i shqyrtojë dhe do të caktojë kompensimin. “Një dëm që vetëm regjistrohet mbetet kujtesë. Një dëm që vlerësohet dhe dëmshpërblehet bëhet drejtësi”, tha Gogu. Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një kontribut financiar vjetor, i cili mund të kërkohet më pas nga Federata Ruse. Ministri komentoi edhe aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të shpallur dje në Hagë. Ai tha se vendimi u prit “me zhgënjim të thellë”.Gogu theksoi se apeli është rruga e duhur për çdo kundërshtim dhe se lufta e UÇK-së “ishte luftë çlirimtare, e drejtë, e domosdoshme”. “Ne nuk e mbështesim drejtësinë ndërkombëtare vetëm kur vendimet na pëlqejnë. Por as nuk heshtim kur na zhgënjejnë”, u shpreh ai.