Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

63 ditë protestë, qytetarët kundër reformës territoriale: Centralizim! Kërkojnë dorëheqjen e qeverisë: Ju jeni sorrat e korbat


Protesta shënon ditën e 63-të, ndërsa sot i janë bashkuar edhe disa protestues nga diaspora. Reforma territoriale është tema e ditës për të cilën flasin sonte protestuesit poshtë kryeministrisë. LEXO edhe...Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri “Ne duhet të përpiqemi për decentralizim dhe jo centralizim të mëtejshëm. Ne duhet t’i mbështesim maksimalisht të gjithë njerëzit që protestojnë në qyt

Protesta shënon ditën e 63-të, ndërsa sot i janë bashkuar edhe disa protestues nga diaspora. Reforma territoriale është tema e ditës për të cilën flasin sonte protestuesit poshtë kryeministrisë. LEXO edhe...Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri “Ne duhet të përpiqemi për decentralizim dhe jo centralizim të mëtejshëm. Ne duhet t’i mbështesim maksimalisht të gjithë njerëzit që protestojnë në qytetet e tjera”, tha një prej tyre. Pavarësisht kundërshtimeve për ‘Territorialen’, vëmendja nuk u largua nga kërkesa e vazhdueshme për dorëheqjen e qeverisë dhe anulimit të ligjeve për investimet strategjike dhe ndryshimeve në zonat e mbrojtura. “Anuloni ligjet! Jepni dorëheqjen! Shqipëria nuk është kontratë! Shqipëria nuk është biznes! Shqipëria është amanet!”, tha një emigrante nga Franca. Një i ri me aftësi të kufizuara tha se shteti nuk i është gjendur pranë kësaj kategorie, ndërsa quajti qeverinë “sorra e korba.” “Sot i kanë rënë puplat, sorrat janë ata, shqiptarët jemi ne, të pafytyrët janë ata, shqiptarët jemi ne. Hapni rrugën!”, tha ai. Mes protestuesve ishte edhe ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti që bëri thirrje për institucione e shërbime më të shëndetshme dhe rezistencë. “Ne jemi kundër dhunës sepse i duam institucionet tona, duam mjekësi dhe polici të shëndetshme. Nëse ju lëshoni frontin mos u ankoni për 40 vite. Janë momente decizive”, tha Ahmeti. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise reforma territoriale Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.8% Vota total: 1917 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?