Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë gjashtë deputetë kanë thënë se nuk do ta votojnë për president kandidatin e propozuar Bekim Sejdiu. Ai ka thënë se Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armen Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri kanë thënë se nuk do të votojnë për Sejdiun. Abdixhiku ka thënë se po humbet një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe po dërgohet vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Kjo nuk ishte betejë me mua, beteja me mua përfi në Kuvendin e LDK-së. Ishte betejë për Republikën e Kosovës. Profesor doktor Bekim Sejdiu është kandidat i shkëlqyeshëm i propozuar nga LDK-ja dhe siguronte balancë institucionale e do të ndalonte çdo tendencë të shkeljes së Kushtetutës dhe do ta mbronte Kushtetutën edhe prëballë pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje…Konsideroj se fatkeqësisht pozicioni kundër vendimit të Kryesisë e kundër LDK-së është i dëmshëm për Republikën e patjetër për LDK-në. E çdo palë zgjedhje të ardhme, për shkak të këtyre refuzimeve, do të jenë me pasoje edhe për rezultatet e ardhshme zgjedhore”, tha Abdixhiku. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: grupi parlamentar kosove Kuvend Lumir Abdixhiku

