Lajme Zone
50 ditë protestë/ Partia Demokratike Europiane thirrje Ramës: Mjaft ike nga Flamingot dhe përgjegjësitë
PolitikëPamfleti

50 ditë protestë/ Partia Demokratike Europiane thirrje Ramës: Mjaft ike nga Flamingot dhe përgjegjësitë

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë hyrë sot në ditën e tyre të 50-të. Me këtë rast, Partia Demokratike Europiane (PDE) ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku vlerëson qëndresën e protestuesve dhe thekson se kërkesat e tyre meritojnë vëmendje, e jo shpërfillje.

Protestuesit paqësorë meritojnë të dëgjohen, jo të tallen ose të shpërfillen... Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë hyrë sot në ditën e tyre të 50-të. Me këtë rast, Partia Demokratike Europiane (PDE) ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku vlerëson qëndresën e protestuesve dhe thekson se kërkesat e tyre meritojnë vëmendje, e jo shpërfillje.

Në reagimin e saj, PDE shprehet se ajo çfarë po zhvillohet në rrugët e Tiranës tejkalon kërkesën për largimin e një kryeministri, duke e cilësuar si një thirrje për një proces të thellë të ripërtëritjes demokratike, të bazuar në transparencë, llogaridhënie dhe sundimin e ligjit. View this post on Instagram "Mbrëmë, rrugët e Tiranës u mbushën përsëri. Për 50 ditë rresht, Revolucioni Flamingo i Shqipërisë ka vazhduar thirrjen e tij për dorëheqjen e Edi Ramës. Kërkesa e tyre nuk është thjesht për një ndryshim qeverie, por për një ripërtëritje të thellë demokratike. Protestuesit paqësorë meritojnë të dëgjohen, jo të tallen ose të shpërfillen", thuhet në postimin e Partisë Demokratike Europiane.

Kujtojmë se protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e të gjtihë kastës së vjetër politike. Që nga nisja e këtij tubimi, protestuesit kanë paraqitur një sërë kërkesash, ku në krye të tyre qëndron dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama dhe krijimin i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Ata propozojnë gjithashtu reformimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike, si dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë gjithë jetës politike. Në listën e kërkesave përfshihet edhe shfuqizimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për trashëgiminë kulturore, Paketën e Maleve dhe kuadrin ligjor për investimet strategjike. rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Në kulmin e sezonit, plazhet e Vlorës pa vrojtues; pushuesit kërkojnë ndërhyrje 19 Korrik 2026, 16:0316:03Aktualitet Mes dhimbjes dhe lotëve, i jepet lamtumira gazetarit Enrik Mehmeti 19 Korrik 2026, 14:0514:05Aktualitet Homazhe në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, merr pjesë edhe kryeministri Rama 19 Korrik 2026, 13:2513:25Aktualitet Lamtumira për gazetarin Enrik Mehmeti, sot homazhe në teatrin "Petro Marko" 19 Korrik 2026, 09:0009:00Aktualitet “SHBA nuk do të përfshihet hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës”, zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962 19 Korrik 2026, 07:3207:32Aktualitet Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të jenë temperaturat këtë fundjavë 19 Korrik 2026, 07:2207:22Aktualitet