Protestat në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vazhduan edhe mbrëmjen e së shtunës, për natën e katërt radhazi në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, ku mijëra qytetarë kundërshtuan njëzëri vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi katër ish-krerët e UÇK-së. Ashtu si në netët e mëparshme, pjesëmarrësit brohoritën "UÇK, UÇK", valëvitën flamuj kuqezi të UÇK-së, ndërsa protesta u hap me leximin në kor të betimit të ushtarit. Pamjet nga sheshi treguan pjesëmarrje të madhe, veçanërisht të të rinjve, të cilët kanë qenë më aktivët që nga nisja e tubimeve. Organizatorët thanë se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. LEXO EDHE:A ishte paralajmëruar dënimi i ish-krerëve të UÇK-së? Kryeprokurori i Speciales më 2020: Do burgosen përjetë "Nuk na ka bashkuar partia, na ka bashkuar UÇK-ja", deklaroi një prej organizatorëve, Çlirim Haziri, duke shtuar se tubimet do të vazhdojnë derisa, sipas tij, të ketë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së. Mbështetja nuk mbeti vetëm në Kosovë. Gjatë së shtunës u zhvilluan protesta edhe në diasporë, në Këln dhe Mynih të Gjermanisë, Cyrih të Zvicrës, Vjenë të Austrisë dhe në Kanada, ku shqiptarët u mblodhën në tubime paqësore në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së. Në Gjermani, pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan edhe ndërhyrjen e policisë, e cila u hoqi disa protestuesve flamujt kombëtarë shqiptarë dhe flamujt e UÇK-së. Ndërkohë, platforma "Liria ka Emër" ka paralajmëruar protestën e radhës jashtë Kosovës. Sipas organizatorëve, më 22 shtator, komuniteti shqiptaro-amerikan do të organizojë një tubim para selisë së OKB-së në Nju Jork, në vazhdën e reagimeve kundër vendimit të Dhomave të Specializuara. U.D/Shqiptarja.com TAG: Gjyqi ndaj UCK ne Hage uck prishtine Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Artan Brahja: 20/09/2026 13:02 ME SHUM VONESE,VETEM FAMILJARET DHE DY PERSONA I KANE VIZITUAR .I KEMI LENE VETEM PER SHUME KOHË. Përgjigju Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5004 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
