Izh-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e saj, ku pritet që t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Së shpejti, dosja e Ballukut do të transferohet në Gjykatën e Posaçme.
Ndaj ish-zv.kryeministres rëndojnë 5 akuza, për 15 krime të kryera. Çështja përfshin dyshime për shkelje në procedurat e prokurimit publik, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Akuzat ndaj Belinda Ballukut:
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, në nëntë raste. Sipas raportimeve, këtu përfshihen tenderi për Tunelin e Llogarasë, shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe një procedurë prokurimi e zhvilluar gjatë kohës kur Balluku drejtonte Albcontrol-in.
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë.
Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë dhe interesave privatë, në dy raste.
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, lidhur me dy pasuri të paluajtshme. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

