Lajme Zone
40.000 emigrantë kalojnë kufirin nga Maroku, njëri noton me biçikletën mbi supe
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

40.000 emigrantë kalojnë kufirin nga Maroku, njëri noton me biçikletën mbi supe

Një valë e madhe emigrantësh ka hyrë ilegalisht në Spanjë nga Maroku, duke kaluar kufirin si nëpërmjet detit ashtu edhe tokës. Mes skenave më të pazakonta ishte ajo e një emigranti që notoi drejt enklavës spanjolle të Ceutës, ndërsa mbante mbi supe një biçikletë gjatë gjithë udhëtimit, me shpresën se do ta përdorte për të vazhduar rrugën sapo të mbërrinte në tokë.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 40 mijë emigrantë kanë kaluar në ditët e fundit nga Maroku në Ceuta. Burime policore thanë se fluksi ka qenë i pandërprerë gjatë gjithë natës, ndërsa emigrantët vazhdojnë të mbërrijnë si nga deti ashtu edhe nga toka.

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se do të përpiqen të dëbojnë sa më shpejt personat që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme, megjithëse një vendim i fundit i gjykatës ka vendosur kufizime të reja për procedurat e dëbimit të menjëhershëm në kufi.