Lajme Zone
KulturëReport TV

400 fotonegativë të rrallë shpëtohen dhe i bashkohen fondit të Arkivit Qendror të Filmit (VIDEO)


Materiali i përket arkeologut Anton Fistani dhe është i rëndësishëm për trashëgiminë arkeologjike e kulturore.

400 fotonegativë të rrallë janë shpëtuar dhe arkivuar duke iu bashkuar fondit të Arkivit Qendror të Filmit. Materiali i përket arkeologut Anton Fistani dhe është i rëndësishëm për trashëgiminë arkeologjike e kulturore. Ruajtja e tyre u realizua falë punës së arkeologut Rudenc Ruka dhe specialistit Erjon Tusha. LEXO edhe...‘Plumb Ballit’, filmi i animuar do të restaurohet (VIDEO) Postimi i plotë: 400 fotonegativë të rrallë shpëtohen dhe i bashkohen fondit të AQSHF-së! 1. Falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të arkeologut Rudenc Ruka, në bashkëpunim me specialistin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Erjon Tusha, u bë i mundur shpëtimi dhe arkivimi i 400 fotonegativëve me vlerë të jashtëzakonshme historike. 2. Ky material i çmuar i përket fondit personal të arkeologut të shquar Anton Fistani dhe përbën një dëshmi të rrallë vizuale për trashëgiminë tonë arkeologjike dhe kulturore. 3. Një falënderim i veçantë shkon për Drejtoreshën e Muzeut Historik Kombëtar, Elenita Roshin, për energjinë dhe bashkëpunimin e saj të çmuar në lidhje me këto materiale. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit vijon misionin për ruajtjen e kujtesës vizuale kombëtare. P.J/E.H/ReportTv.al arkivi qendror shteteror i filmit anton fistani rudenc ruka Erjon Tusha Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.5% Nuk e di 2.9% Vota total: 4600 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?