Një 40-vjeçare ka sjellë në jetë dy binjakë të shëndetshëm, edhe pse në javën e 34-t të shtatzënisë u përball me një komplikacion të rrallë në murin e barkut, që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Gruaja kishte mbetur shtatzëninë përmes fertilizimit in vitro, ndërsa rasti i saj kërkonte bashkëpunimin e disa ekipeve mjekësore. Mjekët e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, së bashku me ekipin e QSUT, realizuan në të njëjtën ndërhyrje si lindjen e binjakëve, ashtu edhe korrigjimin kirurgjikal të komplikacionit. LEXO edhe...Endacaku u nxor nga spitali i Durrësit pa u shëruar? Nis hetim administrativ për mjekët e shërbimin social pasi përfi në rrugë Dy foshnjat erdhën në jetë të shëndetshme, ndërsa edhe nëna është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas njoftimit, ndërhyrja u bë e mundur falë bashkëpunimit multidisiplinar të ekipeve mjekësore, që menaxhuan me sukses një rast të rrallë dhe kompleks. U.D/E.H/ReportTv.al Koco Gliozheni spital QSUT Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.4% Vota total: 2654 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
