Lajme Zone
37 mijë pacientë në 7 muaj, Ministria e Shëndetësisë vlerëson punën e Infermierëve të Urgjencës së Traumës: Profesionalizëm dhe reagim i shpejtë
Të tjeraReport TV

37 mijë pacientë në 7 muaj, Ministria e Shëndetësisë vlerëson punën e Infermierëve të Urgjencës së Traumës: Profesionalizëm dhe reagim i shpejtë

Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, ekipi infermieror ka asistuar rreth 37 mijë pacientë, mes tyre edhe 420 shtetas të huaj.

“Në vijën e parë të emergjencës, çdo sekondë ka rëndësi.” Kështu nis mesazhi i Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku shprehet vlerësimin për infermierët e Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës, të cilët janë në vijën e parë të kujdesit për pacientët. Sipas Ministrisë, Shërbimi i Urgjencës i Spitalit Universitar të Traumës është i vetmi shërbim i specializuar në vend për pritjen dhe trajtimin e traumave dhe politraumave, duke përballuar çdo ditë një fluks të lartë rastesh. LEXO edhe...Xhixho denoncon kostot e jetesës dhe qiratë e larta: Shqipëria është bërë e pajetueshme! Vetëm gjatë periudhës janar–korrik 2026, ekipi infermieror ka asistuar rreth 37 mijë pacientë, mes tyre edhe rreth 420 shtetas të huaj. “Mirënjohje për infermierët e Urgjencës së Traumës, për punën e palodhur dhe për kujdesin që ofrojnë çdo ditë, në çdo orë”, shkruan Ministria e Shëndetësisë. Deklarata e plotë "Në vijën e parë të emergjencës, çdo sekondë ka rëndësi. Shërbimi i Urgjencës i Spitalit Universitar të Traumës është i vetmi shërbim i specializuar në vend për pritjen dhe trajtimin e traumave dhe politraumave, duke përballuar çdo ditë një fluks të lartë rastesh. Në këtë vijë të parë janë infermierët, që me profesionalizëm, përkushtim dhe reagim të shpejtë janë pranë çdo pacienti në momentet kur nevoja për kujdes është më e madhe.Vetëm gjatë muajve janar–korrik 2026, ekipi infermieror ka asistuar rreth 37 mijë pacientë, mes tyre edhe rreth 420 shtetas të huaj. Mirënjohje për infermierët e Urgjencës së Traumës, për punën e palodhur dhe për kujdesin që ofrojnë çdo ditë, në çdo orë" U.D/ReportTv.al Tirane infermiere ministria e shendetesise urgjenca Trauma Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.3% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2206 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?