Lajme Zone
344 kuti me lëndë piroteknike, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë! Policia: Dyshohet se do t’iu shiteshin protestuesve
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

344 kuti me lëndë piroteknike, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë! Policia: Dyshohet se do t’iu shiteshin protestuesve

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi ka ardhur pasi në një banesë u zbuluan të magazinuara lëndë piroteknike të kontrabanduara. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se lëndët piroteknike do t’iu shiteshin pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit.

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi ka ardhur pasi në një banesë u zbuluan të magazinuara lëndë piroteknike të kontrabanduara. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se lëndët piroteknike do t’iu shiteshin pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit. “Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireëorks”. Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireëorks”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç. Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit. Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.