Lajme Zone
33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane
PolitikëReport TV

33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane

I nënshkruar një vit më parë, më 7 shkurt 1992, në qytetin holandez të Maastricht-it, traktati hodhi themelet për krijimin e monedhës së përbashkët europiane, euros, dhe vendosi për herë të parë konceptin e qytetarisë europiane.

Sot shënohen 33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, i cili hodhi një hap vendimtar drejt krijimit të Bashkimit Europian në formën që njohim sot. Me këtë rast, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndau një mesazh në rrjetin social X, ku e lidh këtë përvjetor me rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. se identiteti europian i Shqipërisë ka rrënjë të thella dhe se reformat e ndërmarra në vend, së bashku me forcimin e partneriteteve europiane, po e afrojnë vendin hap pas hapi me këtë synim. LEXO edhe...Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë “33 vjet më parë, pikërisht në këtë ditë, hyri në fuqi Traktati i Maastricht-it, duke shënuar një hap vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian, ashtu siç e njohim sot. Për Shqipërinë, ky përvjetor na drejton drejt së ardhmes: drejt vendit që synojmë të zëmë në tryezën europiane, duke ndarë përgjegjësitë, duke dhënë zërin dhe kontributin tonë dhe duke ndihmuar që së bashku të formësojmë të ardhmen e kontinentit tonë. Identiteti ynë europian ka rrënjë të thella. Sot, përmes reformave brenda vendit dhe partneriteteve më të forta në të gjithë Europën, po e kthejmë gradualisht ambicien tonë europiane në realitet. Rruga jonë është e qartë. E ardhmja jonë është vetëm europiane" ka thënë Hoxha. Traktati i Maastricht-it, i cili hyri në fuqi më 1 nëntor 1993, shënoi lindjen zyrtare të Bashkimit Europian. I nënshkruar një vit më parë, më 7 shkurt 1992, në qytetin holandez të Maastricht-it, traktati hodhi themelet për krijimin e monedhës së përbashkët europiane, euros, dhe vendosi për herë të parë konceptin e qytetarisë europiane. Kjo u dha qytetarëve të vendeve anëtare të drejtën të jetojnë dhe të lëvizin lirshëm brenda BE-së, sipas kushteve të përcaktuara në traktat. Një tjetër ndryshim ishte forcimi i bashkëpunimit mes vendeve anëtare në politikën e jashtme dhe siguri. Në atë kohë, BE-ja nisi rrugëtimin me 12 shtete anëtare, ndërsa sot numëron 27. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014. U.D/ReportTv.al BE Ferit Hoxha integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 584 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?