Lajme Zone
3 orë në SPAK/ Gjebrea: U thirra si person në dijeni, prokurorët ishin miqësorë, i ftova në program
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

3 orë në SPAK/ Gjebrea: U thirra si person në dijeni, prokurorët ishin miqësorë, i ftova në program

Ardit Gjebrea ka dalë nga SPAK-u pas rreth tri orësh që ës...

Ardit Gjebrea ka dalë nga SPAK-u pas rreth tri orësh që është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Gjebrea, në një prononcim për gazetarët, është shprehur se është thirrur si person në dijeni, por nuk mund të zbulonte më shumë se kaq për shkak të sekretit hetimor.

Ai tha se ishte hera e parë që shkonte në SPAK dhe prokurorët ishin shumë miqësorë. Gjebrea u shpreh se ata e ftuan në SPAK, ndërsa ai i ka ftuar në programin e tij "E diela Shqiptare". “Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Duhet të respetojmë sekretin hetimor. Isha si person në dijeni. Ishin miqësorë, i ftova në programin tim. Ftova prokurorët dhe meqenëse më ftuan dhe i ftova në program”, tha Gjebrea. Më herët CNA raportoi se Gjebrea është thirrur në vijim të hetimeve për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe financimet e ndryshme që ka bërë Bashkia e Tiranës.

Prokurorët e SPAK-ut duket se i kanë hyrë në themel çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe po zbërthejnë skemat e financimeve që bëheshin në bashki për eventet dhe aktivitetet e ndryshme./ CNA Zbulohet pse Ardit Gjebrea ka shkuar në SPAK 6 Nëntor, 11:15 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.