Lajme Zone
29-vjeçari pësoi infarkt akut, mjekët në QSUT i shpëtojnë jetën pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente në zemër
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

29-vjeçari pësoi infarkt akut, mjekët në QSUT i shpëtojnë jetën pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente në zemër

Ministrja Spahiu ka thënë se 29-vjeçari u shpëtua falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës, përmes 15 goditjeve elektrike dhe urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, ka bërë të ditur se në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT është shpëtuar jeta e një 29-vjeçari, i cili u paraqit në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut. Spahiu ka thënë se 29-vjeçari u shpëtua falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës, përmes 15 goditjeve elektrike dhe urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës. LEXO edhe...Kanceri i gjirit, kontrollet parandaluese zgjerohen për moshat 45–65 vjeç, Spahiu takim me gratë e Forcave të Armatosura: Synojmë mbi 345 mijë përfituese (VIDEO) Ajo tha gjithashtu se i riu është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që falënderoi edhe doktorët Donald Mançe, Gentian Mehmeti dhe gjithë stafin mjekësor për këtë arritje. Njoftimi i ministres Spahiu: Në Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT-së, ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës. Pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës, i riu po rikuperohet nën kujdesin e mjekëve. Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor. R.Xh/SI.E./ReportTv.al Klodiana Spahiu nderhyrje kirurgjikale kardiologjia QSUT Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.4% Jo 43.7% Nuk e di 8% Vota total: 767 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?