Lajme Zone
28-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Kroaci
BotëJOQ Albania

28-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Kroaci

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 7 shtatorit 2026, në zonën e Marinës, në Kroaci, në rrugën shtetërore D8, pjesë e Adriatic Highway.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 7 shtatorit 2026, në zonën e Marinës, në Kroaci, në rrugën shtetërore D8, pjesë e Adriatic Highway.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:55, kur një furgon doli nga rruga për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura. Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit i cili ishte i vetëm në automjet, humbi jetën 28-vjeçari shqiptar Amarildo Tafaj.

Amarildo ishte një djalë i rritur në Durrës, i cili ishte rritur vetëm nga nëna e tij. Sipas familjarëve dhe njerëzve që e njihnin, ai kishte kaluar një jetë me shumë sakrifica dhe punë duke qenë gjithmonë pranë nënës së tij dhe duke e mbështetur atë.

28-vjeçari përshkruhet nga të afërmit si një njeri me shpirt të mirë dhe zemërbardhë, i cili, pavarësisht vështirësive dhe problemeve të veta, vendoste mbi të gjitha familjen dhe nënën që e kishte rritur me sakrifica të panumërta.

Vdekja e tij më 7 shtator ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe miqtë.