Kastriot Hasko, të cilit Prokuroria e Fierit i sekuestroi këtë të enjte mbi 2.6 milionë euro dhe një automjet luksoz “Bentley”, është i njëjti person që vetëm pak javë më parë u shfaq publikisht si pronari dhe trashëgimtari i tokës në Palasë, e cila ishte në qendër të konfliktit mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça. Prokuroria e Fierit njoftoi sekuestrimin e 2,610,195 eurove, 1,865,076 lekëve, 7,515 dollarëve dhe një automjeti “Bentley Flying Spur”, prodhim i vitit 2024, me vlerë të deklaruar blerjeje 250 mijë euro. Hasko ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është nën hetim për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Hetimi i Prokurorisë së Fierit lidhet me regjistrimin e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës në Seman përmes dokumenteve që dyshohet se janë të falsifikuara. Përfitoi prona në bashkëpunim me dy ish-drejtues të Kadastrës së Fierit, Prokuroria sekuestron 2.6 milionë euro dhe një automjet luksoz të Kastriot Haskos
Aktualitet Emri i Haskos u bë publik në konfliktin e pronësisë në Palasë, që çoi në përplasjen mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës. Pas ngjarjes, Hasko doli publikisht në “Top Story”, ku deklaroi se ishte trashëgimtar dhe pronar i tokës prej 37 hektarësh dhe se dokumentet e pronësisë ishin regjistruar nga nëna e tij në hipotekë që në vitin 1996. Ai deklaroi gjithashtu se kishte lidhur kontratë me biznesmenin Bedinaj për zhvillimin e pronës.
“Jam Kastriot Hasko, historinë e kësaj prone e ka bërë e ndjera mamaja ime, nga Vunoi. Prona është trashëgimi dhe dokumentet mami im i ka bërë që në ’95 dhe në ’96 është regjistruar në hipotekë”, deklaronte ai për “Top Story. Ekzkluzive/ “Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës, por nëse Qeveria e shpronëson…
Top Story Pikërisht dokumentacioni i kësaj prone ishte një nga elementët e konfliktit mes dy biznesmenëve. Për projektin “Regina Collection Palasë”, të kompanisë së Vasil Bedinajt, në dokumentacionin e paraqitur ishte përfshirë një vërtetim hipotekor në emër të Kastriot Haskos, si dhe një kontratë sipërmarrjeje mes pronarit të pasurisë dhe zhvilluesit.
Nga ana tjetër, biznesmeni Luan Muça pretendonte se kishte blerë tokën mbi të cilën po zhvillonte investimin e tij dhe se një pjesë e sipërfaqes për të cilën pretendonte pala tjetër mbivendosej me pronën e tij. Muça deklaroi se kishte investuar në zonën e Palasës që prej vitit 2019, kishte blerë rreth 97 mijë metra katrorë tokë dhe më pas kishte marrë statusin e investitorit strategjik për projektin e tij. Top Channel

