Lajme Zone
2500 euro për policët/ Këlliçi: I çmenduri i Surrelit kërkon gjak me çdo çmim
PolitikëCNA

2500 euro për policët/ Këlliçi: I çmenduri i Surrelit kërkon gjak me çdo çmim

Këtë të hënë po mbahet dita e shtatë e protestës së të rin...

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se çdo polic në front të protestës do të marrë 2500 euro.

Për këtë deklaratë të kryeministrit ka reaguar nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi.

Sipas tij, Rama po jep 2500 euro për çdo polic që të vijojnë të dhunohen e rrihen fëmijët e shqiptarëve dhe studentët.

Këlliçi thekson se Rama kërkon gjak me çdo çmim dhe meriton fundin e çdo diktatori që është tërhequr zvarrë nga populli i tij. “I çmenduri i Surrelit sapo ofroi 2.500 euro për çdo polic, që të vijohet të dhunohen e rrihen fëmijët e shqiptarëve e studentët. Ky monstër që kërkon gjak me çdo çmim, meriton fundin e çdo diktatori që është tërhequr zvarrë nga populli i tij!”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.