Lajme Zone
25 vjet nga sulmet terroriste në SHBA, Begaj: Amerika ky komb i madh e fortë i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

25 vjet nga sulmet terroriste në SHBA, Begaj: Amerika ky komb i madh e fortë i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

Sot bëhen 25 vjet nga sulmi terrorist mbi kullat binjake, në zemër të New York-ut. Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave. “Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët to

Sot bëhen 25 vjet nga sulmi terrorist mbi kullat binjake, në zemër të New York-ut. Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave. “Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme. LEXO edhe...25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake/ Katër fluturimet dhe kabinat e pambrojtura: Kemi një bombë në bord! Mesazhi i terroristëve: Kemi aeroplanët Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë.”, shkroi Presidenti. Kreu i Shtetit rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më paqësore për brezat e ardhshëm. Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një seri sulmesh terroriste që tronditën jo vetëm vendin, por mbarë botën. Katër avionë pasagjerësh u rrëmbyen nga 19 terroristë të lidhur me rrjetin al-Kaida. Dy prej avionëve u përplasën me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa një avion i tretë goditi Pentagonin, selinë e Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Avioni i katërt, United Airlines Flight 93, u rrëzua në një fushë pranë Shanksville, në Pensilvani. Pasagjerët dhe ekuipazhi kishin tentuar të rimerrnin kontrollin e avionit nga rrëmbyesit, duke penguar që ai të arrinte objektivin e tij. Pamjet e sulmeve në Nju Jork u transmetuan drejtpërdrejt në televizionet e të gjithë botës. Nga sulmet, gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë. 184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas dhe 125 persona brenda kompleksit. Pas sulmeve, Shtetet e Bashkuara nisën një fushatë të gjerë kundër al-Kaidës dhe organizatave terroriste. Në tetor 2001, SHBA-ja dhe aleatët e saj ndërhynë ushtarakisht në Afganistan, ku regjimi taleban kishte strehuar udhëheqësin e al-Kaidës, Osama bin Laden. Sipas dëshmive të mëvonshme, sulmi ishte drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë, por shkaktoi një tragjedi akoma dhe më të madhe, që vijon të mbahet mend si një nga sulmet më të mëdha në historinë e Amerikës. Xh.K/ReportTv.al kullat binjake Bajram Begaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.8% Vota total: 4394 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?