Ministria e Mbrojtjes deklaron se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë në Tiranë, Lufaj në Mirditë dhe Tërbun në Pukë. Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Tërbun vijon angazhimi i strukturave vendore, vullnetarëve dhe Forcave të Armatosura, me mbështetjen e dy helikopterëve. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat. Ndërkohë, situata paraqitet në përmirësim edhe në disa prej vatrave të ditëve të fundit. Zjarret në Gurë-Lurë, Bruç të Matit, Tharri në Mirditë dhe Selenicë janë shuar plotësisht.
Në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe ndërhyrja nga forcat lokale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

