Lajme Zone
25 objekte drejt shembjes në Vlorë, banorët: Na siguroni strehim
EkonomiSyri

25 objekte drejt shembjes në Vlorë, banorët: Na siguroni strehim

Ka nisur në Vlorë zbatimi i projektit për lirimin e hapësirave publike. 25 objekte janë projektuar për t’u shembur në këtë fazë të parë të ndërhyrjes në lagjen Lef Sallata, pranë tregut të Orizit.

Ka nisur në Vlorë zbatimi i projektit për lirimin e hapësirave publike. 25 objekte janë projektuar për t’u shembur në këtë fazë të parë të ndërhyrjes në lagjen Lef Sallata, pranë tregut të Orizit. Janë kryesisht njësi shërbimi dhe garazhe, ndërsa më pas do të preken edhe objekte banimi.Lexo edhe:Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE Bëhet fjalë për shtesat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, por gjithashtu objekte mbi 30-vjeçare, të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Ndërtime mbi trotuar apo lulishte do të shemben për t’u hapur rrugë projekteve të rehabilitimit të lagjeve. Sipas kryetares së Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, ky projekt pritet të prekë disa prej lagjeve kryesore të Vlorës, jo vetëm Lef Sallata, por vijon me lagjet Isa Boletini, Hajro Çakërri e 24 Maj. Për banorët, projekti është i mirëpritur, mirëpo ajo çfarë ata kërkojnë është sigurimi i strehimit. Ata thonë se kanë komunikuar me bashkinë dhe u është siguruar bonus qiraje, mirëpo ajo çfarë banorët, të cilëve do t’u shemben objektet e banimit, kërkojnë është vendosja e tyre në listën e familjeve përfituese të banesave sociale me kosto të ulët. 2 janë projektet tashmë të tenderuara të bashkisë për rehabilitim, projekte që përfshijnë infrastrukturën nën dhe mbi tokë, sistemimin kapot për pallatet ekzistuese dhe largimin e bolierëve.