Lajme Zone
24 vite më parë vrau nipin e Ben Qimes, kush ishte ‘Sel Çami’ që u ekzekutua sot në Fier! Historia e përgjakshme e hakmarrjes me 6 të vrarë
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

24 vite më parë vrau nipin e Ben Qimes, kush ishte ‘Sel Çami’ që u ekzekutua sot në Fier! Historia e përgjakshme e hakmarrjes me 6 të vrarë

Në hasmëri me Arben Isufajn, i njohur si “Ben Qimja”, Selami Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje pas përplasjes me armë në të cilën humbi jetën edhe nipi i Isufajt.

Në fillim të ’90-ës Selami Hasani, njohur si Sel Çami ishte një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Fier, edhe pse vetëm 24 vjeç. Ndërsa Arben Isufaj, i cili më vonë mori nofkën ‘Ben Qimja’, ishte 19 vjeç dhe kishte krijuar njohje me njerëz të afërt të Hasanit. Në 1994, Ben Qimja u përfshi në një konflikt me Pirro Koçiun dhe dy kushërinjtë e tij me mbiemrin Yzeiri, të cilët ishin njerëz të afërt të Sel Çamit. Në konflikt ndërhyri për t’i ndarë babai i Benit, Enver Isufaj. Disa muaj më vonë, babanë ia vranë në bilardo pranë shtëpisë. Vrasja e Enver Isufajt shënoi nisjen e një zinxhiri të gjatë hakmarrjesh. Dyshimet ranë mbi Vladimir Hasanin, vëllain e Sel Çamit, dhe Pëllumb Yzeirin. Megjithatë, kjo vrasje nuk u zbardh dhe askush nuk u dënua për të. Pas vrasjes së të atit, Ben Qimja u largua nga Shqipëria. U kthye në 1998 dhe po atë vit në qendër të Fierit, u ekzekutua Vladimir Hasani, vëllai i ‘Sel Çamit’. Në vitin 2001, Pajtim Yzeiri u ekzekutua në Spanjë. Dyshimet për këtë vrasje ranë mbi Julian Isufajn, nipin e Ben Qimes. Edhe kjo ngjarje nuk u zbardh, por u konsiderua tjetër episod i zinxhirit të hakmarrjes. LEXO EDHE:Vrasja e ‘Sel Çamit’/ Report Tv sjell pamjet e makinës së shkrumbuar të autorëve, dyshohet se ikën drejt Vlorës (VIDEO) Më 25 mars 2002, në Sheshin e valutës në Fier ndodhi atentati më i rëndë i kësaj përplasjeje. U vranë nipi i Ben Qimes, Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa mbeti i plagosur Bledar Kastrati, i cili shoqëronte Isufajn. Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe Taip Sulaj, kalimtar i rastit. Pas atentatit, Sel Çami u largua nga Shqipëria. Kur u kthye në vitin 2009, u arrestua nga forcat RENEA. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 25 vite burgim, por ai u lirua nga burgu në vitin 2022, në rrethana ende të paqarta. Për të njëjtën ngjarje, Pëllumb Yzeiri u dënua me burgim të përjetshëm. Këtë të hënë u ekzekutua Sel Çami në oborrin e shtëpisë, ndërsa nipi, Jakupi, mbeti i plagosur. Ngjarja rikthen frikën, se hakmarrja që për tre dekada mori 6 jetë, mund të prodhojë të tjera viktima në Fier. SI.E. / A.Hl SI.E. Shqiptarja.com TAG: arben isufaj Fier Selami Hasani vrasja e selami hasanit Enver Isufaj Vladimir Hasani Pajtim Yzeiri Julian Isufaj Esat Tare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.2% Protesta 22.7% Asnjëra 6% Vota total: 2278 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?