Adi Çoba SPAK ka kërkuar konfiskimin e 9.1 mln eurove pasuri të Adi Çobës.
Adi Çoba u bë i njohur për drejtësinë shqiptare vetëm vitin e kaluar, pas zbardhjes së operacionit ndërkombëtar "Ura", i cili goditi një organizatë të fuqishme të trafikut të drogës që vepronte mes Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të tjera evropiane.
Sipas dosjes hetimore të autoriteteve italiane, Çoba konsiderohet organizatori kryesor i rrjetit kriminal në Itali. Hetimet pretendojnë se ai drejtonte nga Shqipëria aktivitetin e organizatës, duke koordinuar anëtarët shqiptarë dhe italianë të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës.
Çoba, i njohur edhe me nofkat “Bisha”, “Bazholi”, “I shëndoshi” dhe “Cigani”, u arrestua në Durrës më 2 korrik 2026 nga strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në kuadër të procedurave të lidhura me kërkesën e autoriteteve italiane.
Në dosjen hetimore, emri i tij përmendet në lidhje me dyshimet për organizimin dhe funksionimin e një rrjeti që dyshohet se trafikonte kokainë dhe heroinë nga Shqipëria drejt Italisë.
Njoftimi i SPAK:
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive të lidhura me grupin e trafikut të narkotikëve në kuadër të procedimit pasuror nr. 10/2025
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020.
Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kudër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, ekspertimet kontabwl dhe vlerwsues tw kryer u identifikuan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe shoqëri tregtare në emër të subjekteve në hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat nuk justifikoheshin nga burimet e ligjshme të të ardhurave.
Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth 9.1 milionë euro.
Këto pasuri përfshijnë:
3 automjetekuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.Pasuritë e luajtshme:
Automjet i markës BMW, i vitit 2018.Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.Automjet i markës BMW, modeli X6, i vitit 2021.Kuotat e subjekteve tregtare:
Shoqëria tregtare “Marquess” sh.p.k.Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.Shoqëria, Agjenci udhëtimi “Dubai im” sh.p.k.Shoqëria TV-kabllor, Vlora CABLE, sh.p.k.Personi fizik “O. Sh”.
Pasuritë e paluajtshme:
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e ndodhur në Durrës.Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ndarjen e procedimit pasuror nr. 10/2025 në procedimin nr. 10/1 të vitit 2026, për vijimin e hetimeve ndaj subjekteve dhe pasurive të tjera.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.spak 9.1 milionë eurove pasuri të grupit të visit të pojës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Iu sekuestruan 10 milionë euro pasuri, cilët janë zyrtarët që firmosën 700 tendera për bosin e drogës Ilir Shehu 18 Nëntor 2026, 12:2012:20Aktualitet 28 Nëntori, mos na e ktheni festën kombëtare në ditë përplasjesh politike 18 Nëntor 2026, 11:4611:46Aktualitet Ambasada amerikane në Tiranë lëshon alarm sigurie: Rrezik nga sulmet terroriste gjatë festave 18 Nëntor 2026, 11:4611:46Aktualitet "Rama në burg, Berisha në burg"/ Studentët dhe qytetarët protestojnë sërish sot në Tiranë 18 Nëntor 2026, 08:3608:36Aktualitet Analisti kritikon emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH: Vjen nga zyra e kryeministrit, ky është problemi 18 Nëntor 2026, 08:1208:12Aktualitet Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90 18 Nëntor 2026, 07:4307:43Aktualitet

