Lajme Zone
22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve, Policia konfirmon identitetin e shqiptarit të arrestuar në Greqi; përgatitet ekstradimi
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve, Policia konfirmon identitetin e shqiptarit të arrestuar në Greqi; përgatitet ekstradimi

Sipas njoftimit të policisë, Preldakaj, i njohur në Greqi me emrin Nikolin Pali, është identifikuar me gjeneralitetet e tij të sakta falë ekspertimit të të dhënave biometrike nga specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me Interpol Athinën.

Identifikimi i tij me gjeneralitetet e sakta u bë i mundur pas analizimit të të dhënave biometrike, pasi në Greqi kishte përdorur një tjetër emër dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen. Greqi Fran (Zef) Preldakaj Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për arrestimin në Greqi të 44-vjeçarit Fran (Zef) Preldakaj, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili prej vitesh fshihej pas një identiteti të rremë.

Sipas njoftimit të policisë, Preldakaj, i njohur në Greqi me emrin Nikolin Pali, është identifikuar me gjeneralitetet e tij të sakta falë ekspertimit të të dhënave biometrike nga specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me Interpol Athinën.

44-vjeçari është dënuar në Shqipëri me 22 vite burg nga Gjykata e Shkodrës, në vitin 2008, për vrasjen në bashkëpunim të dy vëllezërve Sejdin dhe Seldjan Vucaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2002, në fshatin Shtoj i Vjetër.

Sipas hetimeve, Preldakaj kishte rolin e personit që qëndronte në hyrje të subjektit ku ndodhi grabitja, për të mbuluar dhe siguruar veprimet e dy bashkëpunëtorëve të tij. Gjatë tentativës për grabitje, njëri prej autorëve qëlloi me armë ndaj dy vëllezërve, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Pas krimit, tre personat u larguan së bashku.

Por dosja e tij kriminale nuk përfn me ngjarjen në Shkodër. Autoritetet greke e akuzojnë Preldakajn edhe për vrasjen e një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase në vitin 2020, në zonën e Korinthit. Trupat e dy viktimave u gjetën në një automjet.

Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke, ai u arrestua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, pas një operacioni të forcave speciale EKAM dhe policisë greke. Për këtë ngjarje ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh.

Gjithashtu, sipas Policisë së Shtetit, 44-vjeçari rezulton me precedentë të tjerë penalë në Greqi, për grabitje me armë, posedim të lëndëve narkotike, shkelje të legjislacionit për armët dhe përfshirje në veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Policia shqiptare bën me dije se Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet greke për dokumentimin e plotë të përfshirjes së tij në veprimtaritë kriminale dhe për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin në Shqipëri.

Identifikimi i tij me gjeneralitetet e sakta u bë i mundur pas analizimit të të dhënave biometrike, pasi në Greqi kishte përdorur një tjetër emër dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen.greqi fran (zef) preldakaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Falsifikonin dhe shisnin dokumente të BE-së, arrestohen dy 22-vjeçarë në Tiranë; i sekuestrohen pasaporta polake dhe austriake 11 Nëntor 2026, 12:3312:33Kronike Ndahet nga jeta në Gjermani koreografi i njohur shqiptar, u gjet i pajetë në banesën e tij 11 Nëntor 2026, 11:5911:59Kronike Mafia shqiptare zgjeron pushtetin në Romë, skema si e kontrollon trafikun e kokainës dhe fut paratë e drogës në biznese 11 Nëntor 2026, 11:0711:07Kronike Njëri në kërkim nga Turqia për mashtrim, tjetri i dënuar për “vjedhje me dhunë”, arrestohen 2 persona në Rinas 11 Nëntor 2026, 11:1311:13Kronike Sherr me thikë për një vend parkimi në Vlorë 11 Nëntor 2026, 10:2210:22Kronike Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës 11 Nëntor 2026, 08:3208:32Kronike