Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. 22 vatra janë raportuar në të gjithë territorin, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 4 të tjera mbahen nën mbikëqyrje.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 288 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse. Ndërkohë, Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjet nga ajri me 2 helikopterë, të angazhuar në 3 operacione.
Një nga vatrat aktive ndodhet në Malin e Dajtit, në Tiranë, në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të strukturave të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, si dhe një helikopter i Forcave të Armatosura. Operacioni vijon edhe gjatë ditës së sotme. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në Vajkal të Bulqizës, zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe dëllinja, në terren shkëmbor. Në terren janë angazhuar 40 forca vendore dhe vullnetare. Për shkak të erës, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve, në operacion është përfshirë edhe një helikopter i FA-së. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, operacionit i janë shtuar edhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Vatra e tretë aktive është në Sllatinë të Dibrës, në një sipërfaqe pyjore me ah. Për shuarjen e saj janë angazhuar 33 forca bashkiake, 5 forca të ADZM-së dhe 8 vullnetarë, gjithsej 46 persona. Për shkak të rrezikut të përhapjes drejt pyjeve me pisha, operacioni është mbështetur edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura. Ndërhyrja në terren vijon edhe sot.
Ndërkohë, autoritetet po mbajnë nën mbikëqyrje edhe 4 vatra të tjera, në Qafë të Helmës dhe Arrmollë në qarkun Dibër, si dhe në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit në qarkun Elbasan.
Sipas raportimeve, situata në këto zona është nën kontroll ose e izoluar, ndërsa nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Ministria e Mbrojtjeszjarret ne vend

