Lajme Zone
2 persona ranë në kontakt me rrymën dhe humbën jetën, reagon QKUM: Autoambulanca kishte defekt teknik, dy mjete u nisën nga Shkodra
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

2 persona ranë në kontakt me rrymën dhe humbën jetën, reagon QKUM: Autoambulanca kishte defekt teknik, dy mjete u nisën nga Shkodra

Pas ngjarjes tragjike të 29 gushtit 2026 në Vaun e Dejës, ku humbën jetën dy persona si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka dalë me një sqarim zyrtar për mënyrën dhe kohën e ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës.

Pas ngjarjes tragjike të 29 gushtit 2026 në Vaun e Dejës, ku humbën jetën dy persona si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka dalë me një sqarim zyrtar për mënyrën dhe kohën e ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës. QKUM ka bërë publike dinamikën e dy rasteve, duke theksuar se bëhej fjalë për dy incidente të ndryshme të ndodhura në momente të ndryshme. Më tej, ata kanë sqaruar situatën sa i përket mbërritjes së ekipeve mjekësore në vendngjarje. Njoftimi i plotë: Në lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në funksion të transparencës dhe informimit të saktë të publikut, sqaron dinamikën e ndërhyrjes së shërbimit të urgjencës mjekësore. Në këtë ngjarje janë regjistruar dy raste të veçanta, të dyja si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, të ndodhura në momente të ndryshme. Rasti i parë është raportuar si urgjencë për goditje elektrike. Në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë manovrat e reanimimit kardiopulmonar, pa mundur të rikthente qarkullimin spontan. Sipas të dhënave të regjistruara në sistemin e urgjencës, thirrja është marrë në orën 18:03. Në atë moment, ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44. Manovrat e reanimimit janë vijuar edhe gjatë transportit drejt Spitalit të Shkodrës. Pavarësisht përpjekjeve të personelit shëndetësor, nuk u arrit rikthimi i qarkullimit spontan dhe pacienti humbi jetën. Rasti i dytë i përkiste elektricistit, i cili, disa minuta më vonë, kishte shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë në problemin elektrik. Gjatë ndërhyrjes, edhe ai u godit nga rryma elektrike dhe humbi jetën. Për këtë rast, kërkesa për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:53. Në vlerësimin fillestar, personi rezultonte pa shenja jete. Në këtë moment, ambulanca e dytë nga Shkodra është nisur drejt vendngjarjes dhe ka mbërritur në orën 19:54. Rasti është konstatuar dhe referuar si Kod i Zi në vendngjarje. Goditja elektrike përbën një urgjencë mjekësore me rrezik shumë të lartë për jetën dhe, në rastet e rënda, mund të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme. Mbi çdo sqarim institucional, kjo mbetet para së gjithash një ngjarje tragjike, e cila solli humbjen e dy jetëve njerëzore. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shpreh keqardhjen e thellë për këtë humbje dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të dy viktimave. Në këto momente të vështira, QKUM bashkohet me dhimbjen e familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. QENDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE