Lajme Zone
“2 muaj pa ujë”/ Punimet në Kombinat lënë banorët pa furnizim, tubacioni kryesor i dëmtuar
EkonomiJOQ Albania

“2 muaj pa ujë”/ Punimet në Kombinat lënë banorët pa furnizim, tubacioni kryesor i dëmtuar

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Rrugën Konçita Konomi dhe rrugicën Tasim Hoshafi, në Kombinat, Tiranë.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Rrugën Konçita Konomi dhe rrugicën Tasim Hoshafi, në Kombinat, Tiranë.

Banorët pretendojnë se kanë mbetur prej gati dy muajsh pa ujë të rrjedhshëm, ndërsa thonë se, pavarësisht ankesave të bëra, problemi ende nuk është zgjidhur.

“Kemi aktualisht dy muaj pa ujë, kemi bërë ankesa, kanë ardhur e kanë parë, e kanë verifikuar që ankesa është në vend dhe nuk ka ujë, dhe përfundimi është që nuk na kanë dhënë zgjidhje.”

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet tubacioni i dëmtuar, ndërsa pranë tij ndodhet edhe një gropë e hapur rreth dy metra, pa sinjalistikë apo masa mbrojtëse.

Banori ngre shqetësimin edhe për gjendjen e ujërave që grumbullohen në zonë, duke pretenduar se mbetjet dhe ujërat e ndotura mund të përfjnë pranë linjës së furnizimit.

“Në momentin që ikën uji, gjithë ky ujë me plehra shkon në linjë, futet prapë në tub kryesor dhe shkon nëpër familje.”

Nga pamjet nuk mund të konfirmohet nëse uji i ndotur ka hyrë realisht në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, ndaj ky pretendim kërkon verifikim teknik nga institucionet përgjegjëse.

Për shkak të mungesës së ujit, banorët thonë se janë detyruar të marrin ujë te fqinjët që kanë puse ose ta blejnë atë.

Në video, banori tregon edhe depozitën e ujit në banesë, duke pretenduar se ajo është mbushur me ujë të marrë nga pusi i një komshiu.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin se zona nuk ka sinjalistikë të qartë për punimet dhe afatet e tyre.

“Nuk ka asnjë lloj tabele informacioni që ne të dimë kur fillojnë punimet dhe kur mbarojnë.”

Banori thotë se ka kërkuar zgjidhje edhe pranë UKT-së, por sipas tij, deri tani nuk ka marrë një përgjigje konkrete.

“A është normale që në kryeqytetin e Shqipërisë të rrish dy muaj pa ujë?”, shprehet ai.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për riparimin e tubacionit, rikthimin e furnizimit me ujë dhe sigurimin e gropës së hapur në zonën e punimeve.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga banorët, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga Bashkia Tiranë dhe UKT për situatën dhe zgjidhjen e problemit. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)