Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

2 muaj jashtë Kuvendit/ Shehaj “zhvendos” opozitën në News24: “Minuta e Parë”, Parlamenti im i dytë – çdo të enjte këtu. Javën tjetër udhëtoj drejt Uashingtonit


Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se gjatë periudhës dy-mujore të përjashtimit nga Kuvendi do të vijojë të përcjellë mesazhet e tij politike përmes studios së emisionit “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko. Shehaj e ka cilësuar studion si një “lloj Parlamenti”, duke thënë se aty mund të bëjë opozitë çdo të enjte, në një kohë kur nuk do të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se gjatë periudhës dy-mujore të përjashtimit nga Kuvendi do të vijojë të përcjellë mesazhet e tij politike përmes studios së emisionit “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko. Shehaj e ka cilësuar studion si një “lloj Parlamenti”, duke thënë se aty mund të bëjë opozitë çdo të enjte, në një kohë kur nuk do të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit. “Studio e ‘Minuta e Parë’ në News24 është bërë për mua një lloj Parlamenti ku mund të bëj opozitë çdo të enjte”, u shpreh Shehaj. Megjithatë, ai bëri të ditur se të enjten e ardhshme nuk do të jetë në studion e News24, pasi do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku, sipas tij, do të zhvillojë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit. “Kjo ka edhe një të mirë se të enjten e ardhshme do të jem në vizitë pune në Uashington, në takime në State Department”, deklaroi ai. Shehaj shtoi se pas kthimit do të vijojë të jetë pjesë e “Minuta e Parë”, duke e konsideruar emisionin një hapësirë për të përcjellë qëndrimet e tij politike gjatë kohës që është i përjashtuar nga Kuvendi. Agron Shehaj: Studio e “Minuta e Parë” në News24 është bërë për mua një lloj Parlamenti ku mund të bëj opozitë çdo të enjte. Por me keqardhje më duhet të them se s’do të jem të enjten tjetër. Kjo ka edhe një të mirë se të enjten e ardhshme do të jem në vizitë pune në Uashington, në takime në State Departament. Por sërish të enjteve më pas, sa kohë jam i përjashtuar nga Parlamenti për 2 muaj, do të jem në këtë studio, në këtë dritare për të përcjellë mesazhet që në Kuvend nuk duan t’i dëgjojnë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Agron Shehaj minuta e pare Ola Bruko parlamenti perjashtimi SHBA uashington vizita