Lajme Zone
“2 efektivë dhe 4 qytetarë në kujdes mjekësor”/ Shëndetësia: Efektivi nga Shkodra i nënshtrohet ndërhyrjes, protestuesja e lënduar në monitorim intensiv
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“2 efektivë dhe 4 qytetarë në kujdes mjekësor”/ Shëndetësia: Efektivi nga Shkodra i nënshtrohet ndërhyrjes, protestuesja e lënduar në monitorim intensiv

Në Spitalin Universitar të Traumës janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.

Gjithashtu, katër protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, protestuesja me inicialet E.P. aktualisht ndodhet nën monitorim intensiv. Ajo paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e vetëdijshme.

Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet