Lajme Zone
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“1914”/ Shkrimtarja Flutura Açka flet për librin e saj të ri: Tregon përvojën e të dërguarve holandezë në Shqipëri. Kam kërkuar 15 vite në arkiva


Shkrimtarja Flutura Açka ka sjellë në vëmendje një periudhë të trazuar të historisë së Shqipërisë përmes librit të saj më të ri, “1914”, për të cilin ka hulumtuar për 15 vite në arkiva.

Shkrimtarja Flutura Açka ka sjellë në vëmendje një periudhë të trazuar të historisë së Shqipërisë përmes librit të saj më të ri, “1914”, për të cilin ka hulumtuar për 15 vite në arkiva. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, me moderatoren Nisida Tufa, ajo tregoi se vepra mbështetet në dokumente dhe letra origjinale, kryesisht nga burime holandeze. Açka shpjegoi se libri sjell një këndvështrim të veçantë mbi përvojën e oficerëve holandezë në Shqipëri dhe rolin e tyre në ngjarjet politike të kohës së Princ Vidit. Ndër zbulimet që veçoi, shkrimtarja përmendi ndihmën e Ismail Qemalit në arrestimin e Beqir Grebenesë, i cili synonte të sillte Izet Pashën në pushtet, si dhe rrethanat e vrasjes së kolonel Thomsonit. Përmes kësaj vepre, Açka synon të sjellë më pranë lexuesit një periudhë me zhvillime të shumta historike, duke e rrëfyer Shqipërinë përmes dëshmive dhe përjetimeve të atyre që e jetuan atë kohë. Shirimtarja Flutura Açka: Mendoj se titulli goditi dhe ia vendosa “1914”. Është një vit me dritë-hije, që duhet ta shikojmë nga ana letrare. Letërsia të jep mundësinë që të kuptosh sesi kanë jetuar njerëzit në atë kohë dhe jo ta shohësh thjesht nga ana e historisë. Për promovimin e librit, mblodha shumë miq dhe ishte një prezantim shumë i mirë. Kur vepra është e mirë, ecën vetë. Kjo është vepra ime e 20-të dhe tashmë lexuesit janë mësuar me mua. Libri iu shpjegon shqiptarëve se Holanda ka qenë shumë pranë tyre, që Shqipëria të jetë afër Europës. Kjo periudhë ka shumë momente, që ndodhin në një kohë tepër të shkurtër. Në vitin 1914 kanë ndodhur shumë ngjarje, ishte një vit intensiv. Ajo që kam zbuluar është se Ismail Qemali ka ndihmuar në arrestimin e Beqir Grebenenë, një person që donte të vendoste në pushtet Izet Pashën.

Në Durrës, më 7 mars 1914 është mbledhur elita shqiptare, edhe pse qyteti ishte i vogël, kishte një gji të vogël, me shumë luftanije të Fuqive të Mëdha. Ajo ditë ka qenë shumë e bukur dhe e kam përshkruar. Unë kam gjetur burime holandeze dhe përshkrimet janë të bazuara në letra origjinale. Kam kërkuar në arkiva për 15 vite. Edhe vrasja e kolonel Thomson nuk ka qenë aksidentale, por ishte pjesë e një projekti politik. Janë disa oficerë holandezë, që janë lidhur me Sali Butkën, Selam Musain etj.

Pastaj Durrësi ishte vendi ku qëndronte Princ Vidi. Të gjithë ishin të lidhur me holandezët. Kam shpjeguar sfondet e Shqipërisë, përmes syrit të atyre holandezëve, që kanë jetuar, kanë pirë raki, kanë ngrënë dhe e kanë përshkruar mjaft bukur Shqipërinë. Në ato kohë ka pasur një masakër, ajo e Hormovës. Edhe këtë rast e kam gjetur në dokumente.

Unë këtë histori e kisha me shumë pasion dhe shumë holandezë më kanë ndihmuar, sepse shumë dokumente ishin në gjuhën e tyre. Vetë holandezët janë shumë të lumtur që historia botohet në Shqipëri. Viti 1913 ka qenë i trazuar dhe më pas erdhi viti 1914, kur edhe situata dhe në Shqipëri u bë akoma më kritike, për shkak të Luftës së Dytë Botërore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 1914 Flutura Acka Kjo jave