Lajme Zone
19 deputetë dhe ministra në krye të strukturave, PS prezanton organizimin e ri të fushatës për Tiranën
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

19 deputetë dhe ministra në krye të strukturave, PS prezanton organizimin e ri të fushatës për Tiranën

Partia Socialiste prezantoi organizimin e ri politik në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore.

Partia Socialiste prezantoi organizimin e ri politik në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore. Gjatë Asamblesë së PS-së në kryeqytet, drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se në drejtimin e fushatës do të angazhohen 19 deputetë dhe ministra. Sipas Manastirliut, organizimi i ri synon të forcojë praninë e socialistëve në terren dhe të koordinojë punën e strukturave në funksion të zgjedhjeve lokale në kryeqytet. Ajo bëri gjithashtu me dije se skema e re organizative do të funksionojë përmes pesë niveleve të përgjegjësisë, me synimin për të përcaktuar më qartë detyrat dhe angazhimin e drejtuesve politikë dhe strukturave të partisë, ndërsa theksoi se edhe deputetët e qarqeve do kenë një angazhim të posaçëm në organizmin e ri të Tiranës. Me organizimin e ri, PS-ja do të ketë 5 nivele përgjegjësie: 19 deputetë dhe ministra 27 njësi të Tiranës dhe 3 grupe fshatrash 34 blloqe për praninë besnike 30 koordinatorë 420 te deleguar