Një banor i lagjes Skënderbeg në Shkodër ka ngritur shqetësimin për gjendjen e një rruge rreth 150 metra të gjatë, ku sipas tij punimet për asfaltimin janë kryer vetëm në një pjesë të saj, ndërsa pjesa tjetër është lënë pa ndërhyrje.
“Jam banor i lagjes Skënderbeg. Gjysma e rrugës është shtruar, ndërsa gjysma tjetër jo. Rruga është e gjatë rreth 150 metra dhe kanë bërë vetëm një pjesë të saj. Sikur ne banorët e tjerë të mos paguanim taksa në bashki”, shprehet ai.
Banori kërkon që ndërhyrja të përfjë në të gjithë segmentin, pasi lënia e rrugës përgjysmë krijon pabarazi mes banorëve dhe vështirësi në lëvizje, sidomos në ditët me reshje.
Sipas tij, investimet në infrastrukturë duhet të përfshijnë të gjithë komunitetin dhe jo vetëm disa segmente, pasi çdo qytetar kontribuon përmes taksave vendore. Bashkia Shkodër ka përgjegjësi për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor urban dhe shërbimet publike vendore.

