Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)


Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm se ka bllokuar rrugën.

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm se ka bllokuar rrugën. Në fletën e gjobës, adoleshenti, që ndodhet në qeli, ka shkruar një mesazh drithërues, ku shprehet “Babin e kam të verbër dhe se nuk ka mundësi të paguajë”. Babai i 15-vjeçarit, që është i verbër deklaroi për News24 se djali ka marrë gjobë aq të lartë, sikur të ketë përmbysur qytetin e jo për një bllokim rruge. Babai i adoleshentit të arrestuar: Dihet që është arrestim i paligjshëm. Djali është me mësues-ndihmës dhe nuk kupton gjobat që vendosen. Ka marrë gjobën 5 milionë lekë. Edhe e kanë arrestuar, edhe gjobë i kanë vendosur. As psikolog nuk ka pasur djali. Ne 140 mijë lekë në muaj marrim, për qiranë nuk dalin. Tani mund të ngelem jashtë, se nuk paguaj dot qiranë. 5 mln lekë është gjoba.

Djali ka lënë shënim: “Nuk jam dakord, babi është i verbër, nuk kemi të ardhura”. Këto i bien të dobëtit dhe qeveritarët pasurohen. Duhet që vetëm të ikë Rama, e normalizohet çdo gjë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Skandaloze/ Protestuesja: Kam marrë gjobë 5 mln lekë se bllokova rrugën. Prindërit i kam pensionistë, s’kam mundësi të paguaj “Policia po mbron krimin e organizuar dhe po kufizon qytetarët”/ Erion Murataj: Lejen për tubim e morëm. Mjafton njoftimi në sallën operative për të garantuar protestën “Do jemi në shesh deri në largimin e Ramës”, protestuesja: Kemi njoftuar për tubimet, policia zbaton tekat e shefit të tyre “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron aktivistët VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, efektivët shtyjnë qytetarët drejt trotuarit VIDEO/ Tensione në protestë! Policia shtyn protestuesit, shoqërohen disa persona “Rama përdor çdo mjet për të shuar protestën”, qytetari: Ne nuk ndalemi, do jemi në shesh deri në rrëzimin e autokratit Nis protesta në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Përplasje me policinë Etiketa: 5 mln leke gjoba protesta