Lajme Zone
1.4 vite burg për “Mon Kukaleshin” e Kumbaros/ Si u vodhën 4 mln euro me ujësjellësin dhe hija e Mirelës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

1.4 vite burg për “Mon Kukaleshin” e Kumbaros/ Si u vodhën 4 mln euro me ujësjellësin dhe hija e Mirelës

Në qendër të kësaj skeme qëndronte një investim publik prej rreth 4.1 milionë eurosh, për të cilin Gjykata e Posaçme dënoi me burg ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Guci.

Foto ilustruese, gjeneruar me IA Pazarin për tenderin e ujësjellësit që u pagua dhe nuk u ndërtua, e bëri ministrja Mirela Kumbaro, deputete dhe drejtuese politike e Qarkut të Gjirokastrës, njohur si “kumbara” e gjithë pazareve dhe poshtërsive në zonën e jugut... Një ujësjellës që duhej t'u siguronte ujë të pijshëm banorëve të Memaliajt dhe tetë fshatrave përreth u kthye në një aferë tenderash, ku një kompani hartoi dhe dhuroi projektin, dy të tjera fituan kontratën me shkelje të kritereve ligjore, ndërsa kompania që kishte bërë projektin falas u rikthye në lojë si nënkontraktore.

Në qendër të kësaj skeme qëndronte një investim publik prej rreth 4.1 milionë eurosh, për të cilin Gjykata e Posaçme dënoi me burg ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Guci.

Vendimi i dhënë më 18 nëntor 2026 nga GJKKO e shpalli fajtor Gucin për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, kryer në bashkëpunim, duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim. Për të njëjtën vepër penale u dënua edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë Memaliaj, Edmonda Harizi, me 8 muaj burgim. Të dyve iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Por si u ndërtua skema që përfi në dyert e SPAK dhe GJKKO-së?

Historia nis më 21 shtator 2020, kur Gjolek Guci, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, nënshkroi një kontratë me kompaninë “Artreum Generation”, e cila mori përsipër t'i dhuronte bashkisë projektin për ndërtimin e ujësjellësit rajonal.

Projekti parashikonte furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Memaliajt dhe fshatrave Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj dhe Krahës. Memaliaj/ 4.1 milionë Euro për një ujësjellës që nuk u ndërtua; kryetari Gjolekë Guci ka paturpësinë e kërkon mandat tjetër 8 Maj, 11:41 Në pamje të parë, bëhej fjalë për një projekt të dhuruar pa pagesë. Por hetimet zbuluan se e njëjta kompani që kishte hartuar projektin dhe specifikimet teknike të investimit u përfshi më vonë në realizimin e punimeve si nënkontraktore.

Madje, një nga konstatimet e hetimit ishte se fondi i miratuar për ndërtimin e ujësjellësit, në shumën 493.183.572 lekë, ishte identik me kostot e parashikuara në projektin e dhuruar nga kompania.

Në vitin 2021, Bashkia Memaliaj zhvilloi tenderin për ndërtimin e ujësjellësit, ku fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “KEG” sh.p.k. dhe “ED Konstruksion” sh.p.k. Por SPAK konstatoi se kompanitë ishin kualifikuar dhe shpallur fituese pavarësisht mangësive në dokumentacionin e paraqitur, veçanërisht në përmbushjen e kritereve të kapacitetit teknik.

Sipas hetimeve, Gjolek Guci dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Edmonda Harizi, Feta Hoxha dhe Bersant Ylli, krijuan avantazhe dhe privilegje të padrejta për kompanitë fituese, duke cenuar barazinë e pjesëmarrësve në procedurën e prokurimit.

Një tjetër shkelje e konstatuar lidhet me kompaninë “Artreum Generation”. Megjithëse kishte hartuar projektin dhe specifikimet teknike të tenderit, ajo u pranua si nënkontraktore e njërit prej operatorëve fitues, në kushtet e konfliktit të interesit dhe pa plotësuar kriteret ligjore.

Kështu, projekti i dhuruar falas u kthye në një nga elementet kryesore të dosjes penale. Kompania që kishte përcaktuar përmbajtjen teknike të investimit u përfshi më pas edhe në realizimin e tij.

Por historia e ujësjellësit të Memaliajt nuk mbyllet me mënyrën se si u zhvillua tenderi. Memaliaj/ A ka “ngrënë” Mirela Kumbaro, te “tepsia” 5 milionë Euro për ujësjëllësin që firmosi Gjolek Guci?

13 Shkurt, 13:54 Nisja e punimeve u promovua më 7 prill 2021, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe Mirela Kumbaros, vetëm pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Madje ai njihet si “Mon Kukaleshi” i Kumbaros.

Gjatë hetimit që ka kryer BKH, edhe nëpërmjet përgjimeve dhe dëshmive të personave të proceduar dhe pronarëve të kompanive, emri i ministres Mirela Kumbaro ka dalë si person aktiv në grupin e aferës së këtij tenderi.

Ajo dyshohet se ka ndërhyrë dhe ndikuar te Edi Rama për akordimin e fondit jashtë planifikimit dhe me vlerë 30% më të lartë se kostoja reale, si dhe për dhënien e lejes mjedisore me dokumente fiktive pasi u bë tenderi.

Po ashtu dyshohet se Mirela Kumbaro ka urdhëruar ish-kryebashkiakun Gjolek Guci t’ia japë tenderin pa garë kompanive “KEG” sh.p.k dhe “ED Konstruksion” sh.p.k me pothuajse 100% të fondit limit, ka lejuar kryerjen e pagesave nga Bashkia pa filluar punimet dhe ka ndërhyrë te Komisioni i Prokurimeve Publike për të mos hetuar këtë tender me “flamur të kuq”. SPAK e toleroi ministren, duart e zeza të së cilës dalin në shumë projekte e afera. Megjithatë ka hapur një fraksion më vete. "Pamfleti" e denoncoi disa herë këtë aferë dhe duket se SPAK me GJKKO u vunë në lëvizje. /Pamfleti Kallëzimi i KLSH, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist dhe tre ish-zyrtarë

11 Shkurt, 11:13 memaliaj afera 900 0 9bbdebf16430200287155b6a3075135e fe427d7c 95e1 43ff aa44 64f7d1906ec8 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dokumenti/ Si i dështoi skenari grabitqarit Bashkim Ulaj për të marrë 61 ha tokë shtetërore falas për 99 vite në Koplik 18 Nëntor 2026, 12:4512:45Anti-Mafia Dosja e zezë e ASHK Tirana Jug/ Flladi Dano, “zar” i oligarkëve të ndërtimit dhe krimit; falsifikime dhe pazare me pronat e kryeqytetit 17 Nëntor 2026, 12:3412:34Anti-Mafia Universiteti i Shkodrës, çiflig i kushërinjve dhe dhëndurëve: Mirela Kumbaro, rikonfirmon bordin e skandaleve! 16 Nëntor 2026, 15:3215:32Anti-Mafia Kliti Hoti, kandidati “i fjetur” i Ramës nën siglën PD? Prapaskenat e garës për Shkodrën, pasuria miliona euro dhe emri në dosjet e SPAK 16 Nëntor 2026, 10:0310:03Anti-Mafia 8 milionë euro qira të paarkëtuara: Ibrahimaj vijon të administrojë pasuritë shtetërore që u vodhën nën mbikëqyrjen e saj 15 Nëntor 2026, 12:0112:01Anti-Mafia Ujësjellësi i Tepelenës: 765 milionë lekë të paguara për punime të papërfunduara, për të furnizuar resortin e 'Hako'-s 15 Nëntor 2026, 11:3511:35Anti-Mafia