Lajme Zone
14 të arrestuarit që ‘rrethuan’ Ramën ndodhen në gjyq, protestuesit mblidhen para Gjykatës
PolitikëJOQ Albania

14 të arrestuarit që ‘rrethuan’ Ramën ndodhen në gjyq, protestuesit mblidhen para Gjykatës

Protestuesit janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të njihen me masën e sigurisë 14 personat e arrestuar gjatë protestës së 1 shtatorit. Tubimi, që shënoi ditën e 94-t, zgjati rreth dy orë, ndërsa protestuesit bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në një kohë kur brenda godinës ndodhej kryeministri Edi Rama. Në pranga janë vendosur Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.

Në mbështetje të të arrestuarve, qytetarë të mbledhur para Gjykatës kërkojnë lirimin e tyre. 14 protestuesit akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Prania e kryeministrit Edi Rama në zyrë ndryshoi itinerarin e protestuesve më 1 shtator, të cilët ndryshe nga tubimet e mëparshme nuk marshuan në rrugët e Tiranës, por u vendosën për më shumë se një orë para Kryeministrisë. Situata u tensionua pasi disa prej tyre tentuan të hynin në godinën e qeverisë, ndërsa forcat e Policisë krijuan një kordon mbrojtës. Pas përplasjeve fizike mes protestuesve dhe efektivëve, në terren u përdorën edhe autobotët me ujë për shpërndarjen e turmës.